Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje për shprehje të interesit publik

Thirrje për shprehje të interesit publik

 

Në bazë të  nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall.

 

Thirrje për shprehje të interesit publik

për formimin e ekipеve të autorëve për përgatitjen e dorëshkrimeve për  tekste shkollore për vitin e I,II,III dhe IV arsimit mesëm profesional katërvjeçar

Ekipi i autorëve do të formohet për lëndët mësimore në vijim:

 

   

-          Gjuhë dhe letërsi turke për vitin e I-rë,  arsim i mesëm profesional katërvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autoritneto vlerë prej 345.231,00 (treqind e katërdhjetë e pesë mijë e diqind e tridhjet e një) denarë.

-          Gjuhë dhe letërsi turke për vitin e II-të,  arsim i mesëm profesional katërvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autoritneto vlerë prej 345.231,00 (treqind e katërdhjetë e pesë mijë e diqind e tridhjet e një) denarë.

-           Gjuhë dhe letërsi turke për vitin e III-të, arsim i mesëm profesional katërvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autoritneto vlerë prej 345.231,00 (treqind e katërdhjetë e pesë mijë e diqind e tridhjet e një) denarë.

-           Gjuhë dhe letërsi turke për vitin e IV-të,  arsim i mesëm profesional katërvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autoritneto vlerë prej 345.231,00 (treqind e katërdhjetë e pesë mijë e diqind e tridhjet e një) denarë.

 

 

Ekipet e interesuara të autorëve duhet të dorëzojnë aplikacionin për ekip të autorëve në arkivin e Shërbimit Pedagogjik - Rr. Kiril i Metodij 54 - Shkup, deri më 12.02.2024. (aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqia e Mash-itë - www.mon.gov.mk)

 

Fletëparaqitjes  Autorët nga ekipi i autorëve janë të detyruar t’i bashakngjesin

 

-          certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

-           deklaratë se i plotësojnë kushtet në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

-          dëshmi se ka përvojë pune në arsim

 

Shënim: në përbërjen e ekipit të autorit mund të zgjidhet edhe autor i cili nuk i plotëson kushtet në raport me përvojën e punës së paku dhjetë vjet si mësimdhënës në arsimin fillor, të mesëm ose të lartë në lëndën mësimore përkatëse për të cilën është dedikuar teksti shkollor, përkatësisht përvoja e punës më së paku dhjetë vjet si mësimdhënës në arsimin fillor, të mesëm ose të lartë sipas programit mësimor për lëndën për të cilën është dedikuar teksti shkollor.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të lidhë marrëveshje vetëm me ekipet e autorëve, dorëshkrimet e të cilëve për tekstet shkollore janë miratuar me vendim të Komisionit Nacional të Teksteve  Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

[ Monday, January 29, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar