Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Punonjësit në QSHP ndërprenë grevën dhe vazhdojnë me kryerjen e detyrave të përditshme

Punonjësit në QSHP ndërprenë grevën dhe vazhdojnë me kryerjen e detyrave të përditshme

 

Punonjësit në QSHP ndërprenë grevën dhe vazhdojnë me kryerjen e detyrave të përditshme

 

 

Greva për paga më të larta në Qendrën Shtetërore të Provimeve është ndërprerë dhe nga sot punonjësit vazhdojnë me kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të përditshme. Është nënshkruar  ndryshimi në Marrëveshjen  Kolektive me të cilin mundësohet rritja e të ardhurave të punonjësve me kalimin në sistemin e pagave në përputhje me Ligjin për Nëpunës Administrativë dhe me shtesën në pagë nga aktivitetet vetëfinancuese të institucionit,e cila është siguruar deri në fund të vitit 2024.

 

Për këtë, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, u informua nga drejtoresha e QSHP  Biljana Mihajlovska, me të cilën zhvilluan takim lidhur me një sërë procesesh të ardhshme, në realizimin e të cilave ky institucion ka rol kyç.

 

“Më vjen mirë që puna e Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion i rëndësishëm brenda sistemit arsimor në vend po normalizohet. E mirëpres vendimin e punonjësve të QSHP -së që të vazhdojnë me detyrat dhe aktivitetet e tyre të përditshme, gjë që nuk e vë në dyshim realizimin e të drejtave të qytetarëve që dalin nga fushëveprimi i punës së këtij institucioni”, theksoi  Shaqiri.

 

Sipas drejtoreshës Mihajllovska, provimi i maturës shtetërore, si proces më i madh në kompetencë të QSHP-së do të zhvillohet me cilësi më të mirë dhe brenda afateve të parapara. Përgatitjet janë intensive, që nënkupton krijimin e bazave të të dhënave me pyetje, protokolle dhe shtypjen  e materialeve të provimit.

 

Në koordinim me shkollat ​​e mesme, po përgatitet zbatimi i provimeve eksterne në hapësira  të mëdha, që do të mundësojnë objektivitet më të madh të rezultateve. Punonjësit e QSHP  po bëjnë të gjitha përpjekjet me  qëllim të vetëm – që maturantët të kenë kushtet më të mira për realizimin e pandërprerë  dhe në mënyrë më të qetë dhe më të relaksuar të  provimeve të maturës shtetërore.

 

Lajme dhe Ngjarje


10/24/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar