Në bazë të nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall.
Thirrje për shprehje të interesit publik
për formimin e ekipit të autorëve për përgatitjen e dorëshkrimeve për tekste shkollorë për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar
Ekipi i autorëve do të formohet për lëndët mësimore në vijim:
1. |
Gjuha Shqipe për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar |
2. |
Gjuha Sërbe për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar |
3. |
Gjuha Boshnjake për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar |
4. |
Istori dhe shoqëri për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar |
Ekipet e interesuara të autorëve duhet të dorëzojnë aplikacionin për ekip të autorëve në arkivin e Shërbimit Pedagogjik - Rr. Kiril i Metodij 54 - Shkup, deri më 05.02.2024.
Fletëparaqitjes Autorët nga ekipi i autorëve janë të detyruar t’i bashakngjesin
- certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),
- deklaratë se i plotësojnë kushtet në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
- dëshmi se ka përvojë pune në arsim
Shënim: në përbërjen e ekipit të autorit mund të zgjidhet edhe autor i cili nuk i plotëson kushtet në raport me përvojën e punës së paku dhjetë vjet si mësimdhënës në arsimin fillor, të mesëm ose të lartë në lëndën mësimore përkatëse për të cilën është dedikuar teksti shkollor, përkatësisht përvoja e punës më së paku dhjetë vjet si mësimdhënës në arsimin fillor, të mesëm ose të lartë sipas programit mësimor për lëndën për të cilën është dedikuar teksti shkollor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të lidhë marrëveshje vetëm me ekipet e autorëve, dorëshkrimet e të cilëve për tekstet shkollore janë miratuar me vendim të Komisionit Nacional të Teksteve Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.