Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bën me dije se Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë ka nisur një program për bursa për shtetas të huaj për vitin akademik 2024/2025.
Bursat do të dedikohen për shtetas të huaj që vijnë nga vende jashtë BE-së, për studime universitare, master dhe doktoraturë në të gjitha fushat, me përjashtim të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë.
Të gjitha informacionet e nevojshme për këto bursa mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë: https: //www.mae.ro/en/node/10251
Aplikimet për këto bursa dorëzohen në mënyrë elektronike, jo më vonë se data 16 mars 2024, në adresën e mëposhtme të internetit: https://scholarships.studyinromania.gov.ro/