Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / BURSAT E MAGJISTRATURËS NË LETONI PËR VITIN AKADEMIK 2024

BURSAT E MAGJISTRATURËS NË LETONI PËR VITIN AKADEMIK 2024

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju informon  se Akademia për Artin e Letonisë ndan mundësinë që studentët nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në programin për studimet e magjistraturës The Service Design Strategies and Innovations (SDSI).

Programi SDSI është i hapur për aplikime për vitin e ardhshëm akademik 2024 dhe shquhet si i vetmi program Erasmus Mundus në fushën e dizajnimit të shërbimeve që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian. Ky program ofron disa përfitime për studentët ndërkombëtarë:

 

1. 20 aplikantët më të mirë do të marrin një bursë prej 1400 euro në muaj..

2. Sigurim shëndetësor gjithëpërfshirës për të gjithë studentët..

3. Mjedisi ndërkombëtar – komuniteti global i studentëve dhe fakulteteve.

4. Lëvizshmëri ndërkombëtare me vendndodhje studimi në Letoni, Finlandë dhe Estoni.

5. Universitetet partnere: SDSI zbatohet bashkërisht nga konsorciumi i Akademisë së Arteve të Letonisë, Universiteti i Lapland, Akademia e Arteve e Estonisë dhe Shkolla e Ekonomisë e Stokholmit në Riga.

 

Afati i fundit i aplikimit për studime që fillojnë në muajin shtator 2024 dhe çshtë data

  23 shkurt 2024.

 

Informacione shtesë rreth vetë programit mund të gjenden në broshurën e bashkangjitur këtij njoftimi.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar