Në bazë të Ligjit për Mbështetje Financiare të Kategorive të Rrezikuara Sociale të Qytetarëve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.269/23 të datës 18.12.2023 ) për mbështetje financiare të studentëve të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24, Ministria e Arsimit dhe Shkencës , shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24
Ftohen të gjithë studentët të cilët nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre për mbështetje financiare ndërsa të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit dhe plotësojnë kushtet në vazhdim që të paraqiten në thirrjen publike:
1. Të cilët janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Të cilët kanë statusin e studentëve të rregullt;
3. Të cilët janë të regjistruar në universitetet shtetërore ;
4.Të cilët banojnë jashtë vendit të studimit:
I. Mënyra e aplikimit
Për të fituar mbështetjen financiare, kandidatët duhet të paraqiten në mënyrë elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/.
Gjatë aplikimit, kandidatët duhet t`i plotësojnë të dhënat në aplikimin për marrjen e mbështetjes financiare të studentëve të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit (nuk ka formular aplikimi, por aplikimi duhet të plotësohet drejtpërdrejt) si dhe të klikojnë deklaratën për dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale të studentit për mbështetjen financiare të studentëve të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit.
Dhe të bashkëngjesin dëshmitë në vazhdim:
1. Vërtetim për studentë të rregullt në universitet shtetëror;
2. Certifikatën e nënshtetësisë;
3. Letërnjoftimin ose dokument tjetër identifikimi;
4. Llogarinë rrjedhëse;
5. Vërtetim për shumën e biletës mujore për transportin ndërqytetës nga vendbanimi në vendin e studimit.
II. Afati i aplikimit
Afati i aplikimit për studentët e rregullt zgjatë 7 ditë nga dita e publikimit të thirjes publike.
III. Informata të tjera
Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për një periudhë prej shtatë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor 2023.
Mjetet për mbështetjen financiare paguhen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin aktual, si shumë monetare në llogarinë rrjedhëse të përfituesit të mbështetjes financiare.
Për studentët të cilët nuk janë paraqitur ose nuk i kanë plotësuar kushtet për të përfituar mbështetjen financiare në thirrjet e mëparshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon Thirrje çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit, e cila zgjatë shtatë ditë nga dita e shpalljes.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas kontrollit të realizuar të të dhënave dhe dëshmive në afat prej pesë ditëve të punës nga dita e aplikimit të studentit për mbështetje financiare, do të përcaktojë statusin e kërkesës së pranuar ose të refuzuar për mbështetje financiare, në vetë aplikimin.
Studentit të cilit i caktohet statusi i Kërkesës së papranuar në aplikacionin euslugi.mon.gov.mk ndërsa i cili mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e mbështetjes financiare, mund të parashtrojë kundërshtim deri te Komisioni për vendimmarrjen e kundërshtimeve për mbështetje financiare të studentëve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në afat prej tetë ditëve nga dita e marrjes së statusit të kërkesës së papranuar në email adresën : prigovorprevoz@mon.gov.mk
Kundërshtimi duhet të përmbajë të dhënat për parashtruesin e kundërshtimit, edhe atë: emrin dhe mbiemrin, numrin e vetëm amë të qytetarit, adresën e postës elektronike, adresën e vendbanimit, universitetin ku studenti studion, numrin e telefonit si dhe numrin identifikues të marrë gjatë parashtrimit të fletëaplikimit.
Për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me aplikimin e përfituesve për mbështetje financiare për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron mbështetje përmes Sektorit për arsimin e lartë në kontaktin në vazhdim: studentskiprevoz @mon.gov.mk