Programi Stpendium Hungaricum (Stpendium Hungaricum) për vitin akademik 2024/2025 për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut ndanë gjithsej 20 bursa:
-7 bursa për studime të plota deridiplomike (BA / BSc), në fushat: shkenca bujqësore, shkenca shoqërore, shkenca ekonomike, shkenca teknike, shkenca natyrore, shkenca politike dhe menaxhmenti publik;
-7 bursa për studime të plota të magjistraturës (MA / MSc), gjithashtu sikurse në fushat e mësipërme;
-2 bursa për studime të integruara të magjistraturës (PhD/DLA) në fushat e; shkencave mjekësore dhe shëndetësore;
-4 bursa për studime të plota të doktoraturës (one-tier master - OTM) në cilën do fushë
- Studime të pjesërishme për të gjitha nivelet dhe për fushat e studimit të shënuara më sipër.
Nëse studimet zhvillohen në një gjuhë të huaj, kandidatët duhet të njohin atë gjuhë në nivel të cilin e kërkon institucioni -nikoqir (universiteti).
Nëse studimet zhvillohen në gjuhën hungareze, studentët e pranuar gjatë vitit të parë të studimeve duhet të ndjekin kurs të gjuhës hungareze të cilin e ofronë universiteti ku do të studiojnë dhe duhet të kalojnë provimin në fund të semestrit të dytë.
Të gjitha informacionet për mënyrën, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe listën e programeve të studimit të universiteteve shtetërore Hungareze, si dhe tekstin e thirrjes për aplikim (Call for application 2024-2025) mund të gjenden në ueb-faqen vijuese: https://stipendiumhungaricum.hu/
Email-i kontaktues është : stipendiumhugaricum@tpf.hu
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike në ueb-faqen e mëposhtme:
Udhëzimet e aplikimit të kandidatëve mund të shkarkohen nga ueb-faqja e mëposhtme: https://apply.stipendiumhungaricum.hu/news/new/116-call-applications-20242025-academic-year
Sistemi online për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme do të jetë i hapur deri më datë 15 janar 2024, deri në orën 14:00 (koha qendrore evropjanee)
Dokumentet e dorëzuara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës:
- deklaratë (shkarkoni)
- kandidatët mund të dorëzojnë dokumentet për notat përfundimtare të parashikuara (nëse kanë);
- Kandidatët mund të paraqesin dokumentet për çmimin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë kombëtar ose ndërkombëtar në fushën për të cilën aplikojnë për bursë (nëse kanë);
- Kandidatët për bursa për studime të doktoratës mund të paraqesin dokumentet për pjesëmarrje në punimet shkencore të publikuara (nëse kanë);
- Kandidatët mund të dorëzojnë referenca (letra rekomandimi) nga fusha përkatëse për të cilën aplikojnë (nëse kanë);
- nëse kanë diplomë nga jashtë vendit, të dorëzojnë dokumentet për ekuivalencën dhe nostrifikimin e së njejtës (mund të dorëzohet e plotë përderisa akoma mësojnë/studiojnë);
- një dokument për dhënien e provimit të maturës shtetërore (mund të dorëzohet shtesë);
-Deklaratat dhe dokumentacioni, të skanuar në formatin PDF, duhet të dorëzohen më së voni deri më 15 janar 2024 në adresën e mëposhtme të postës elektronike: stipendiumhungaricum@mon.gov.mk