Faza e parë e Projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që përfshin rikonstruksionin e plotë të konvikteve studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup, fillon pas festave të Vitit të Ri dhe do të zgjasë 18 muaj. Të dy konviktet do të kenë qëndrueshmëri të përmirësuar dhe efikasitet energjetik, gjë që do të kontribojë në një mjedis më të pastër dhe kursime financiare, ndërsa në të njëjtën kohë studentët do të kenë kushte më të mira për të mësuar dhe jetuar.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në nënshkrimin e sotëm të kontratës për rehabilitimin e dy konvikteve studentore, tha se projekti i mbulon të gjitha 9 konviktet shtetërore studentore në Shkup, Prilep, Manastir, Shtip dhe Ohër dhe po realizohet me hua nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) prej 20 milionë euro dhe grant prej 5 milionë eurosh përmes Programit për Efiçiencën Rajonale të Energjisë për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Europian.
„Fillojmë me dy konviktet studentore në Shkup.Është paraparë është paraparë ndryshimi i instalimeve hidraulike në konvikte dhe eliminimi i shkaktarëve të lagështisë në ndërtesa, ndryshimi i plotë i instalimit elektrik dhe vendosja e poçeve LED me efikasitet energjetik, ndryshimi i instalimit të ngrohjes, ndryshimi i plotë i sanitarisë , përpunimi fasadave të ndërtesave me efikasitet energjetik , instalimi i fotovoltaikëve për prodhimin e energjisë elektrike. Ajo që dua të theksoj veçanërisht është mobilimi i dhomave për nxënësit me nevoja të veçanta”, tha Shaqiri
Rikonstruksioni i konvikteve të studentëve do të zhvillohet në tre faza, ndërsa procedurat për realizimin e Projektit zhvillohen sipas rregullave të Bankës Gjermane për Zhvillim. Në fazën e dytë është paraperë rikonstruksioni i konvikteve studentore “Tome Stefanovski-Seniq” në Shkup, “Nikolla Karev” në Ohër, “Braqa Milladinovci” në Shtip dhe konvikti studentor “Heroi Kombëtar Orde Çopela” në Prilep. Në fazën e tretë do të rikonstruktohen konviktet studentore “Koço Racin” në Manastir dhe “Pellagonia” në Shkup, si dhe mensa e konviktit studentor “Goce Dellçev” në Shkup.
Ministri Shaqiri rikujtoi se ngritja e standardit të studentëve është një nga prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
„ Me qëllim që sa më shumë studentë që studiojnë jashtë vendbanimit të tyre të akomodohen në konviktin shtetëror të studentëve, ndërtuam edhe konviktin e ri studentor në Tetovë, i cili është plotësisht i pajisur dhe është një ndër konviktet më bashkëkohore në vend. Në konviktë studentët tashmë dy muaj janë akomoduar dhe mësojnë atje. “,theksoi ministri, duke shtuar se mbështetja financiare për studentët rritet çdo vit, duke futur kategori të reja të bursave dhe duke i rritur ato ekzistuese.
Tashmë për të tretin vit që funksionon subvencionimi i racionit për studentë si zgjidhje sistematike me të cilën studentët marrin mbështetje financiare për racion të shëndetshëm . Këtë vit akademik, për studentët që jetojnë jashtë vendit të studimit, në kuadër të paketës së nëntë të masave antikrizë të Qeverisë, është paraparë edhe mbështetje financiare në vlerë të biletës mujore për qarkullimin ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para nënshkrimit të marrëveshjes, tha se se me këtë investim tregojmë në vepër se ndryshimet pozitive janë të mundshme dhe po zgjidhim çështje dekadash të ndezura, sepse, siç theksoi ai, kemi bashkëpunëtorë dhe mbështetje nga vendet e Bashkimit Evropian për realizimin e projekteve specifike për studentët, për qytetarët tanë akademikë që janë forca lëvizëse e shoqërisë sonë. Kjo Qeveri punon vazhdimisht për ngritjen e standardit të studentëve, shtoi ai.
„ Parimi i rikonstruksionit është holistik, qëllimi nuk është vetëm futja e efikasitetit të energjisë. Renovimi i njësive sanitare, ndërrimi i pajisjeve elektrike, rinovimi i hapsirave të përbashkëta për mësim, ngritja e sigurisë dhe të ngjashme, mundëson edhe përmirësimin e mjedisit për mësimin e studentve dhe mbrojtjen e mjedisit. Unë vlerësoj se energjia e rinovueshme duhet të përdoret sa herë që është e mundur. Një nga elementët kyç do të jetë ndikimi në rritjen e shprehive të efikasitetit të energjisë dhe kushte më të mira të jetesës dhe punës për studentët dhe punonjësit” . Ky është mesazhi që me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për rindërtimin e konvikteve studentore, e dërgoi Pablo Obrador,udhëheqës i Njësisë për energjinë dhe lëvizshmërinë pranë Bankës Gjermane për Zhvillim, përgjegjëse për Evropën Juglindore.
„ Duke ndjekur Axhendën e Gjelbër dhe Planin e Investimeve Ekonomike, Komisioni Evropian i shndërron sfidat klimatike dhe mjedisore në mundësi në të gjitha fushat e politikave dhe po e bën tranzicionin të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. BE-ja vazhdon përkushtimin e saj për të mbështetur sektorin energjetik të Maqedonisë, duke u fokusuar në efikasitetin e energjisë si instrument për përshpejtimin e dekarbonizimit. Me fondet e siguruara nga Korniza e Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, qeveria gjermane dhe KfW, si "Ekipi i Evropës" po punojmë për t`u siguruar studentëve kushte më të mira jetese dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës", tha u.d. ambasadori i BE-së në Shkup, Shtefen Hudolin.
Vlera e kontratës për rikonstruksionin e konvikteve studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”, e cila u nënshkrua sot është 17 milionë euro.