Interesimi për realizimin e të drejtës për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme është i madh dhe shërbimet kompetente pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë në komunikim të vazhdueshëm me aplikantët potencialë të cilët kanë nevojë për mbështetje në procesin e aplikimit.
Në interes të transparencës së procesit dhe shfrytëzimit të masës nga kategoria për të cilën është dedikuar MASH ndan me publikun disa sqarime shtesë, pra përgjigje për pyetjet më të shpeshta të ditëve të fundit. Njëkohësisht Ju njoftojmë se afati i aplikimit është prolonguar dhe zgjat deri të hënën më 25.12.2023.
- Prindërit/kujdestarët të cilët janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar nga shteti, gjatë aplikimit për ushtrimin e të drejtës së mbështetjes financiare për fëmijët e tyre - nxënësit, si dëshmi për mjetet të cilat i fitojnë, dorëzojnë vetëm Aktvendim për marrjen e ndihmës minimale të garantuar të lëshuar nga Qendra për Punë Sociale
- Prindërit/kujdestarët të cilët nuk janë të mardhënie pune, nuk janë të obliguar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për Punësim, por duhet të dorëzojnë pasqyrën e të gjitha llogarive personale rrjedhëse të muajit të kaluar si dëshmi se nuk ka të ardhura në bazë të pagës (nëqoftëse nuk dorëzojnë Aktvendim për marrjen minimale të garantuar në të holla).
- Prindërit/kujdestarët të cilët nuk zotërojnë llogari rrjedhëse, japin deklaratë të shkruar me dorë se nuk zotërojnë llogari rrjedhëse dhe NUK DUHET të jetë e vërtetuar në noter. Pastaj ministria realizon mbikëqyrjen e të dhënave.
- Për nxënësit, prindërit e të cilëve nuk janë të martuar, njoftojmë se deklaratën e plotëson vetëm prindi të cilit i është dhënë e drejta e kujdestarisë me Vendim të gjykatës, pa dorëzuar pëlqimin me shkrim të prindit tjetër. Kjo vlen edhe për fëmijët nga bashkimet jashtëmartesorë, vetëm njëri prind dorëzon deklaratë dhe të dhëna.
- Të drejtën e mbështetjes financiare prej 1.200 denarë për nxënësit e shkollave fillore, gjegjësisht 1.800 denarë për nxënësit e shkollave të mesme e kanë edhe nxënësit e shkollave private të cilët kanë verifikim për punë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.