Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura në përgjithësi paga neto mujore deri në 50.000 denarë

Thirrje publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura në përgjithësi paga neto mujore deri në 50.000 denarë

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, në bazë të Ligjit për Mbështetje Financiare të Kategorive të Rrezikuara Sociale të Qytetarëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.269/23), ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall

 

THIRRJE PUBLIKE

Për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme të pagës neto mujore deri në 50.000 denarë

 

Ftohen të gjithë nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të cilët plotësojnë kushtet në vijim të aplikojnë në Thirrjen Publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore gjegjësishtë shkollat e mesme:

1.   Të cilët janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Të jenë nxënës të rregullt në arsim fillore, gjegjësisht në arsimin e mesëm:

3. Të jenë nxënës, familjet e të cilëve kanë të ardhura pagë neto mujore në përgjithësi  deri në 50,000 denarë.

 

I. Mënyra e aplikimit

 

Kandidatët duhet të aplikojnë në shkollën ku nxënësi  është i regjistruar. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët për.

- arsimi fillor: Fletëparaqitje e prindit/kujdestarit që paraqet kërkesën, Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër;

-arsimi i mesëm: Fletëparaqitje e prindit/kujdestarit që paraqet kërkesën, Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër.

 

II. Dokumentet e nevojshme

Ø  Kopje e llogarisë së transaksionit të njërit prind/kujdestar që paraqet kërkesën

Ø  Vërtetim nga punëdhënësi për pagën e fundit neto të paguar të të dy prindërve/kujdestarëve

Ø  Për personat të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune   pasqyrë nga të gjitha llogaritë rrjedhëse në emër të prindërve/kujdestarëve për muajin paraardhës, gjegjësisht  deri në datën e aplikimit të kësaj  thirrjeje, si dhe deklaratë për vërtetësinë e të gjitha të dhënave dhe dëshmive të cilat janë në shtojcë të kërkesës.

Ø  Për fermerët individualë të regjistruar, pasqyrë nga të gjitha llogaritë rrejdhëse  në emër të prindërve/kujdestarëve për muajin paraardhës, gjegjësisht deri në datën e aplikimit të kësaj  kësaj thirrjeje, si dhe deklaratë se certifikatat  nga llogaritë e dorëzuara janë llogari të  vetmet të cilat i posedojnë  në emër të tyre.

Ø  Nëse është fëmijë i prindit të vdekur, dëshmi-certifikatë nga libri i të vdekurve dhe çeku i fundit i pensionit.

Ø  Nëse është fëmijë i prindërve të divorcuar, dëshmi-aktvendim nga aktgjykimi foqiplotëfuqishëm parashtrues i aplikimit është prindi/kujdestari, i cili vetëm ai dorëzon dokumentacionin e nevojshëm sipas kësaj thirrjeje)

Ø  Nëse është fëmijë i prindit pensionist, dëshmi - çeku i fundit i pensionit

Ø  Nëse është fëmijë i prindit të papunë, dëshmi - vërtetim nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut se është person i papunë i cili nuk merr kompensim në të holla ose merr kompensim në të holla me shumën e deklaruar të kompensimit në të holla

Ø  Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër për dhënien e pëlqimit, parashtruesi i kërkesës duhet të jetë babai/kujdestari, gjegjësisht nëna/kujdestari për shfrytëzimin e mbështetjes financiare në shumë prej 1.800 denarë për nxënësit e arsimit të mesëm, gjegjësisht 1.200 për nxënësit e arsimit fillor, familja e të cilëve ka të ardhurat mujore në përgjithsi paga neto deri në 50.000 denarë.

 

Paralajmërim:  Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht ka të drejtë të kontrollojë besueshmërinë e të dhënave që do të dorëzohen nga shkollat ​​në institucionet kompetente.

 

 

III. Afati për aplikim

 

Afati i aplikimit është nga data 18  deri më 2dhjetor të vitit 2023.

 

III. Informata tjera

 

Neni 8 i Ligjit për Mbështetje Financiare të Kategorive të Rrezikuara Sociale të Qytetarëve i referohet nxënësve    shkollave fillore dhe të mesme familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme mujore nga neto paga deri në 50.000 denarë. Kështu që të gjitha transfertat e tjera (p.sh. subvencionet, ndihmat sociale, shtesat e veçanta, shtesa për fëmijën e tretë etj.) nuk konsiderohen të ardhura neto mujore në bazë të pagës.

 

Gjithashtu nëse paraqiten nxënës të cilët janë nga bashkimi jashtëmartesor, me çertifikatë të lindjes së fëmijës ose nga ana tjetër, nëse i njihet prindërimi, por nuk jetojnë në bashkësi dhe certifikata  përmban të dhëna nga prindi që nuk jeton me nxënësin, krahas certifikatës së lindjes, dëshmi përkatëse nga Qendra për Punë Sociale. Në këtë rast parashturesi i aplikimit  është prindi/kujdestari, i cili  vetëm ai  dorëzon dokumentacionin e nevojshëm sipas kësaj thirrjeje.

 

 

 

Për ata nxënës që nuk kanë marrë mbështetje financiare në thirrjet e mëparshme ose të cilëve u është ndërprerë  e drejta për shkak të mosplotësimit të njërit prej kritereve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje publike çdo muaj, deri në  ditën  e pestë të  muajit.

Thirrja zgjat shtatë ditë nga dita e publikimit për nxënësit  që nuk kanë aplikuar ose nuk i kanë plotësuar kushtet.

Kur shkollat konstatojnë se nxënësi i caktuar nuk i plotëson më kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare, pas marrjes së të dhënave nga shkolla, Ministria e largon personin nga evidenca e shfrytëzuesve  të mbështetjes financiare.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen pagesat në baza mujore për nxënësit  që plotësojnë kushtet.

 ИЗЈАВА ЗА ДАВАЊЕ СОГЛАСНОСТ ТАТКОТО/СТАРАТЕЛ, ОДНОСНО МАЈКАТА/СТАРАТЕЛ ДА БИДЕ ПОДНОСИТЕЛ НА ПРИЈАВАТА ЗА СТЕКНУВАЊЕ СО ПРАВО НА ФИНАНСИСКА ПОДДРШКА ЗА УЧЕНИЦИ ОД ОСНОВНОТО ОБРАЗОВАНИЕ ЧИИ СЕМЕЈСТВА ИМААТ ВКУПНИ МЕСЕЧНИ ПРИХОДИ ОД НЕТО ПЛАТА ДО 50 000 ДЕНАРИ DEKLARATË PËR DHËNIEN E PËLQIMIT PËR BABAIN/KUJDESTARIN GJEGJËSISHT NËNËN/KUJDESTARIN TË JETË PARASHTURES I APLIKIMIT PËR MARRJEN E TË DREJTËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR NXËNËSIT E ARSIMIT FILLOR FAMILJET E TË CILËVE KANE TË ARDHURA TË PËRIGJITHSHME MUJORE TË PAGËS NETO DERI NË 50.000 DENARË
 ИЗЈАВА ЗА ДАВАЊЕ СОГЛАСНОСТ ТАТКОТО/СТАРАТЕЛ, ОДНОСНО МАЈКАТА/СТАРАТЕЛ ДА БИДЕ ПОДНОСИТЕЛ НА ПРИЈАВАТА ЗА СТЕКНУВАЊЕ СО ПРАВО НА ФИНАНСИСКА ПОДДРШКА ЗА УЧЕНИЦИ ОД СРЕДНОТО ОБРАЗОВАНИЕ ЧИИ СЕМЕЈСТВА ИМААТ ВКУПНИ МЕСЕЧНИ ПРИХОДИ ОД НЕТО ПЛАТА ДО 50 000 ДЕНАРИ / DEKLARATË PËR DHËNIEN E PËLQIMIT PËR BABAIN/KUJDESTARIN GJEGJËSISHT NËNËN/KUJDESTARIN TË JETË PARASHTURES I APLIKIMIT PËR MARRJEN E TË DREJTËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR NXËNËSIT E ARSIMIT TË MESËM FAMILJET E TË CILËVE KANE TË ARDHURA TË PËRIGJITHSHME MUJORE TË PAGËS NETO DERI NË 50.000 DENARË
 ПРИЈАВА ЗА СТЕКНУВАЊЕ СО ПРАВО НА ФИНАНСИСКА ПОДДРШКА ЗА УЧЕНИЦИ ОД ОСНОВНОТО ОБРАЗОВАНИЕ ЧИИ СЕМЕЈСТВА ИМААТ ВКУПНИ МЕСЕЧНИ ПРИХОДИ ОД НЕТО ПЛАТА ДО 50 000 ДЕНАРИ / FLETËPARAQITJE PËR MARRJEN E TË DREJTËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR NXËNËSIT E ARSIMIT FILLO FAMILJET E TË CILËVE KANE TË ARDHURA TË PËRIGJITHSHME MUJORE TË PAGËS NETO DERI NË 50.000 DENARË
 ПРИЈАВА ЗА СТЕКНУВАЊЕ СО ПРАВО НА ФИНАНСИСКА ПОДДРШКА ЗА УЧЕНИЦИ ОД СРЕДНОТО ОБРАЗОВАНИЕ ЧИИ СЕМЕЈСТВА ИМААТ ВКУПНИ МЕСЕЧНИ ПРИХОДИ ОД НЕТО ПЛАТА ДО 50 000 ДЕНАРИ / FLETËPARAQITJE PËR MARRJEN E TË DREJTËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR NXËNËSIT E ARSIMIT TË MESËM FAMILJET E TË CILËVE KANE TË ARDHURA TË PËRIGJITHSHME MUJORE TË PAGËS NETO DERI NË 50.000 DENARË
 ИЗЈАВА за вистинитоста на сите податоци и докази кои се во прилог на пријавата / DEKLARATË për vërtetësinë e të gjitha të dhënave dhe dëshmive të cilat janë në shtojcë të kërkesës
 УПАТСТВО ЗА НАЧИНОТ И УСЛОВИТЕ ВО ПОСТАПКАТА ЗА ПРИЈАВУВАЊЕ ЗА ДОБИВАЊЕ НА ФИНАНСИСКА ПОДДРШКА ЗА УЧЕНИЦИ ОД ОСНОВНИТЕ И СРЕДНИТЕ УЧИЛИШТА ЧИИ СЕМЕЈСТВА ИМААТ ВКУПНИ МЕСЕЧНИ ПРИХОДИ ОД НЕТО ПЛАТА ДО 50.000 ДЕНАРИ / UDHËZIM PËR MËNYRËN DHE KUSHTET NË PROCEDURËN E APLIKIMIT PËR PËRFITIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR NXËNËT E SHKOLLËS FILLORE DHE TË MESME FAMILJET E TË CILËVE KANE TË ARDHURA MUJORE NETO PAGA NË PËRGJITHËSI DERI NË 50.000 DENARË
 

Konkursi


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar