Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: FMN është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrjetin e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor në vend

Shaqiri: FMN është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrjetin e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor në vend

 

Shaqiri: FMN është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrjetin e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor në vend

 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot ka marrë pjesë në një ceremoni solemne në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, në të cilën u promovuan të diplomuarit dhe magjistrat e rinj, ndërsa ish-punonjësve iu ndanë pllakata për kontribut të shquar në punën e fakultetit. . Duke i uruar të gjithë fituesit e mirënjohjeve  për arritjet e tyre, Shaqiri tha se duhet të jenë krenarë që sukseset e tyre janë të lidhura., gjegjësishtë buron   ky fakultet, i cili është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrjetin e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor në vend dhe që jep kontribut të madh në zhvillimin e shoqërisë.

 

 

Për punën e Fakultetit Matematiko-Natyrorë kam vetëm lëvdata. Madje edhe në kushtet që  vlerësoj se nuk kanë qenë gjithmonë më të denjat në të kaluarën për një institucion me renome arsimore dhe shkencore, udhëheqësia dhe kuadri arrijnë të nxjerrin gjenerata të mira akademike, të nxjerrin punonjës arsimor  të nevojshëm në shkollat fillore dhe të mesme dhe të realizohen projekte të rëndësishme kërkimoro-shkencore  në interes të qytetarëve. “, tha Shaqiri

 

Pikërisht si rezultat i kësaj që po them,shtoi ai  Qeveria vendosi të ofrojë mbështetje dhe të përmirësojë kushtet e punës këtu.

 

 

Ju rikujtoj se së fundmi Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndau 42 milionë denarë për 13 projekte që parashikojnë modernizimin e burimeve laboratorike të Fakultetit Matematiko-Natyrorë. Nga pikëpamja e  tërheqjes së sa më shumë të rinjve për t`u shkolluar në këto amfiteatro, tanimë prej disa vitesh kemi dhënë bursa në vlerën prej 18.000 denarë në muaj për secilin  që regjistrohet në  programin studimor - Kimi, Fizikë apo Matematikë. Dhe do të vazhdojë sepse realisht në vend ka nevojë për këtë lloj të kuadrit. “, potencoi Ministri

 

Ai ka konfirmuar se përkrahja nga Qeveria dhe MASH  jo vetëm që do të vazhdojë edhe në të ardhmen, por edhe do të rritet.

 

 

Buxheti i Ministrisë po rritet, ndërsa bashkë me të rritet edhe pjesa që ndahet për arsimin e lartë dhe shkencën, që nënkupton edhe më shumë mjete për këtë institucion. “,ka theksuar Shaqiri.

 

Ministri shprehu mirënjohje për të gjithë ish-punonjësit punonjsit dhe për punonjsit e deritanishëm të FMN-së për vazhdimësinë e siguruar të procesit arsimor dhe shkencor, ndërsa të gjithë studentëve dhe magjistrave i porositi  që njohuritë e marra t`i zbatojnë për prosperitetin e tyre personal, por edhe për përparimin e shtetit.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar