Programi i Evropës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve universitare (CEEPUS-Central European Exchange Program for Studies University) shpall:
KONKURS
për pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë
në rrjetet CEEPUS për vitin akademik 2024/2025
Republika e Maqedonisë së Veriut si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës së Çekisë, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Molldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë, Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës për promovimin në bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit të Evropës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve Universitare (CEEPUSIII - Central European Exchange Program for University Studies), u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të marrën pjesë, si koordinatorë apo partnerë, në rrjetet universitare CEEPUS III nga fusha të ndryshme. Rrjetin CEEPUS e përbëjnë të paktën tre vende anëtare të Programit CEEPUS, ku një anëtar e ka rolin e koordinatorit të rrjetit. Koordinatorët dhe partnerët e rrjetit mund të jenë institucionet e arsimit të lartë dhe vendet anëtare shoqëruese të tyre.
Programi ka për qëllim të promovojë mobilitetin e studentëve dhe kuadrit mësimor, dhe bashkëpunimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta që çojnë në diploma të përbashkëta (Joint degree).
Mënyra e vetme e konkurrimit është online në www.ceepus.info.
Afati i fundit për konkurrim është 15 janar 2024.
Për informata më të hollësishme, kontaktoni në Zyrën Kombëtare të CEEPUS zyra pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kontakt telefonin 02/ 3140185 ose në e-mail: olga.dukovska@mon.gov.mk.
Linku : Informatat më të hollësishme për mënyrën e konkurrimit:
https://www.ceepus.info/files/2022/guideline_NW_applicationround_23_24.pdf