Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Me projektin Tvining e përforcuam Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, ajo është mjet i fuqishëm që i shërben qytetarëve

MASH: Me projektin Tvining e përforcuam Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, ajo është mjet i fuqishëm që i shërben qytetarëve

 

MASH: Me projektin Tvining e përforcuam Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, ajo është mjet i fuqishëm që i shërben qytetarëve

 

 

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve është  mjet i fuqishëm që u shërben qytetarëve të këtij vendi, qofshin studentë, kuadër akademik, punëdhënës apo politikanë. Këtë e konstatuam në shënimin e fundit të  10-vjetorit të krijimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve. Kjo mundëson që njohuritë dhe aftësitë e fituara të njihen dhe vlerësohen, gjë që është e rëndësishme kur kërkoni punë ose arsimim të vazhdueshëm. Dhe jo vetëm në vend, por edhe në Evropë, sepse Korniza Kombëtare e Kualifikimeve është e lidhur me atë Evropiane, duke bërë të mundur “lexueshmërinë” e lehtë të kualifikimeve tona dhe në këtë mënyrë lëvizjen e punëtorëve, studentëve dhe kuadrit  akademik. Korniza Kombëtare e Kualifikimeve lehtëson njohjen e njohurive dhe shkathtësitë të fituara sikurse  nëpërmjet të mësuarit  joformal poashtu edhe nëpërmjet të mësuarit nga përvoja dhe ofron ndihmë të konsiderueshme në planifikimin e politikave arsimore.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në përmbylljen zyrtare të projektit Tvining “Mbështetje e mëtutjeshme për zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve”, i cili është zbatuar nga Ministria gjatë 27 muajve të fundit, e realizoi Ministria me mbështetjen e ekspertëve nga Lituania, Franca dhe Sllovenia.

Qëllimi kryesor i projektit ishte përforcimi shtesë dhe zbatimi më i lehtë i Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve. Fokusi është vënë në përmirësimin dhe zbatimin e procedurave për sigurimin e cilësisë, transparencës dhe administrimit me aftësit dhe kualifikimet në të gjitha fazat e arsimit, përmirësimin e cilësisë dhe përshtatshmërisë e arsimit dhe trajnimit sipas kërkesës të tregut të punës, ndërlidhjen e mësimit formal, joformal dhe mësimit me përvojë si dhe mbështetjen në procesin e vlefshmërisë së rezultateve tyre.

Ministri Shaqiri tha se për një vend i cila është aspirat për BE-në,  ndihma e ekspertëve është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të zhvilluar resurset e domosdoshme dhe për të përforcuar kapacitetet e saj, duke shtuar se pret që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen si mbështetje për proceset reformuese.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar