Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe Zona Evropiane e Kërkimit (European Research Area), duke u përballur me sfidat e mëdha sociale, ekologjike dhe ekonomike, krijuan prioritete të reja si përgjigje të kërkesave të reja. Prioritetet e fundit përmbahen në dy dokumente edhe atë:
- Pakt për kërkim dhe inovacione në Evropë
- Agjenda e Zonës Evropiane të Kërkimit 2022-2024
Agjenda e re e Zonës Evropiane të Kërkimit 2022-2024 dhe Paktit për Kërkim dhe Inovacion në Evropë realizohet përmes 20 veprimeve që kontribuojnë në implementimin e qëllimeve prioritare.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpallë thirrje publike për të gjithë kërkuesit nga universitetet publike dhe institucionet publike shkencore të cilët janë të interesuar të marin pjesë në veprime të mëposhtme të ERA-s:
1. Enable Open Science, including through the European Open Science Cloud (EOSC)
2. Promote gender equality and foster inclusiveness
3. Protect academic freedom in Europe
4. An ERA for green transformation
5. Accelerate the green/digital transition of Europe’s key industrial ecosystems
6. Enhance public research institutions’ strategic capacity
1. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
-Biografi të shkurtër me fokus në fushën e interesit
-Përvoja ndërkombëtare në fushën e interesit (pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare, konferenca, etj.)
-Dëshmi përzgjedhjeje në titujt mësimor-shkencor
-Rezime të shkurtër me propozime për avancimin dhe harmonizimin e politikave kombëtare në fushën e interesit
2. Pjesëmarrje e personave të nominuarve të përzgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në takimet e veprimeve të ERA-s do të zhvillohet me qasje të kombinuar, duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik në një nga platformat e disponueshme të komunikimit të ofruara nga organizatori ose me prani fizike.
3. Mënyra e aplikimit:
Aplikimi plotësohet në mënyrë elektronike në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk në menyn konkurset – shkencë ku bashkangjitet dokumentacioni përkatës.
Thirrja publike zgjat 10 (dhjetë) ditë duke filluar nga dita e publikimit në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.