Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ministrat Shaqiri dhe Bekteshi prezantuan masën e re për vauçerët e turizmit vendor për studentët

Ministrat Shaqiri dhe Bekteshi prezantuan masën e re për vauçerët e turizmit vendor për studentët

 

Ministrat Shaqiri dhe Bekteshi prezantuan masën e re për vauçerët e turizmit vendor për studentët

 

 

Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të ardhura të ulëta nga viti i ardhshëm do të jetë e destinuar vetëm për studentët në universitetet shtetërore në vend.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri kanë zhvilluar sot takim pune me përfaqësues të kuvendeve studentore të disa prej universiteteve shtetërore, të cilëve ua kanë prezantuar këtë masë të re.

 

Qëllimi i takimit ishte që së bashku me përfaqësues të kuvendeve studentore të përcaktohen kriteret sipas të cilave do të jepen vauçerët për turizmin vendor.

 

“Sot diskutuam me studentët kriteret e ndarjes së vauçerëve për turizmin vendor për studentët dhe pritshmëritë e tyre nga kjo masë, të cilën Ministria e ka zbatuar në katër vitet e fundit për punëtorët me të ardhura të ulëta. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, këtë masë e sollëm në Ministrinë e Ekonomisë që të jetë vetëm për studentët vitin e ardhshëm. Ne duam t`u japim studentëve mundësinë për të vizituar pikat turistike vendase, për të eksploruar potencialin turistik të vendit. Për këtë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë paraparë 64 milionë denarë. Vlera e vauçerit do të varet nga propozimet që do të vijnë nga studentët dhe në varësi të kësaj do të dihet edhe numri i studentëve që do të përfshihen dhe sipas vlerësimeve fillestare do të përfshihen nga 3000 deri në 4000 studentë nga universitetet shtetërore”, tha ministri Bekteshi pas takimit me përfaqësuesit e studentëve.

 

Masa, siç tha ministri Bekteshi, parashikohet të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm dhe vauçerët do të mund të përdoren deri në fund të vitit të ardhshëm.

 

 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Ministrinë e Ekonomisë po prezantojnë një masë të re për ngritjen e standartit të studentor.

 

“Në të kaluarën kemi pasur disa masa që i kemi diskutuar me të gjitha organizatat studentore për një vlerë më të lartë të racionit të subvencionuar studentor, duke vazhduar me bursa më të larta dhe tani vazhdojmë t`i mbështesim studentët me vauçerë për turizmin vendor. Masa është për t`u përshëndetur sepse duhet të motivojmë studentët gjatë studimeve që të arrijnë rezultate më të mira dhe me këtë masë mund të kontribuojmë edhe në zhvillimin e turizmit të vendit tonë”, tha ministri Shaqiri.

 

Kjo masë është shtesë e masave nga pakoja e nëntë e masave antikrizë të Qeverisë në pjesën e përmirësimit të standartit studentor, krahas mbështetjes së transportit për studentët dhe nxënësit.

 

Kriteret për vauçerët e studentëve do të precizohen gjatë javës së ardhshme dhe do të rezultojnë nga propozimet e shoqatave studentore.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar