Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Informatë për nxënësit dhe studentët për pagesë retroaktive të mjeteve në bazë të rritjes së bursave

Informatë për nxënësit dhe studentët për pagesë retroaktive të mjeteve në bazë të rritjes së bursave

 

Informatë për nxënësit dhe studentët për pagesë retroaktive të mjeteve në bazë të rritjes së bursave

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët kanë ushtruar të drejtën e bursës para se të rriten vlerat e bursave, ndërsa të cilët kanë nënshkruar aneks të marrëveshjes për rritjen e vlerës së bursës, se duhet t`i nënshkruajnë marrëveshjet në shtojcë të kësaj informate dhe t`i dorëzojë në ministri më së voni në datë 15 dhjetor 2023. Marrëveshjet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.

 

Me këto marrëveshje do të rregullohet pagesa e diferencës së bursave për barazimin e tyre nga momenti i rritjes së bursës deri në nënshkrimin e aneksit të marrëveshjes për bursa.

 

Për studentët pagesa do të bëhet me tre këste, përkatësisht kësti i parë për 4 muaj deri në fund të vitit 2023, kësti i dytë për 5 muaj dhe kësti i tretë për 6 muaj përfundimisht deri më 30 .06.2024.

 

Për nxënësit pagesa do të bëhet njëherësh për të gjithë muajt.

 

Theksojmë se marrëveshjet mund të nënshkruhen vetëm nga nxënësit dhe studentët që kanë nënshkruar më parë një aneks të marrëveshjes së bursave.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar