Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe familjarëve tashmë të ndjerës tragjikisht Vanja. Fëmijë i pafajshëm, i cili në vend që t`i gëzohej jetës, u largua në përjetësi, jo me vullnetin dhe fajin e saj, u largua në përjetësi, duke dërguar mesazhin se shoqëria dhe qytetarët duhet të pranojnë dhe përhapin më shumë vlerat e vërteta të paqes, tolerancës, respektit dhe sjelljes jo të dhunshme.
Ngushëllime, por shprehim mirënjohjen tonë publike edhe për udhëheqësinë dhe kuadrin e mësimdhënësve në Shkollën Fillore “Johan Hajnrih Pestaloci” për përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë në punën e tyre, të cilët gjithashtu reaguan shpejt dhe lajmëruan familjen e nxënëses për mungesën e saj në mësim.
Edhe pas ngjarjes tragjike, shkolla mbetet e organizuar mirë, duke siguruar mbështetjen e përgjithshme psikologjike për të gjithë nxënësit në shkollë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit mendor dhe përballjen me pasojat traumatike e të gjithë situatës. Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me shkollën dhe kemi propozuar mbështetje në pjesën e angazhimit të kuadrit shtesë të përbërë nga pedagogë dhe psikologë, të cilët do të jenë në dispozicion të nxënësve në periudhën në vijim.
Ndërkohë, të gjithë së bashku të angazhohemi që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Le të jemi njerëz më të mirë. Përgjegjësia është e përbashkët.
Pusho në paqe, e dashura Vanja.