Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Shpallje publike për recensentë të dorëshkrimeve për tekste shkollore

Shpallje publike për recensentë të dorëshkrimeve për tekste shkollore

 

Në bazë të nenit 16 paragrafit 1 të Ligjit për Tekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), drejtori i Shërbimit Pedagogjik publikon :


 

Shpallje  publike

për recensentë të  dorëshkrimeve për tekste shkollore

 

1. Porositës : Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rruga “Shën Kirili dhe Metodi” , nr. 54-Shkup.

2. Publikohet shpallje publike për recensentë të dorëshkrimeve për tekste shkollore për lëndët:

-         GJUHA MAQEDONASE për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar,

-         GJUHA SHQIPE për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar,

-         GJUHA SERBE për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar,

-         GJUHA TURKE për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar,

-         GJUHA BOSHNJAKE për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar,

-         MATEMATIKA për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar,

-         SHKENCAT  NATYRORE  për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar,

-         HISTORIA DHE SHOQËRIA për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar,

-         GJUHA SHQIPE (lëndë me zgjedhje) për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe GJUHA SHQIPE (gjuhë e bashkësisë) për klasën e V në arsimin fillor nëntëvjeçar,

 3.  Recensentët  e paraqitur  duhet t`i plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

- të jenë mësimdhënës nga fakultetet për mësimdhënës për lëndën mësimore për të cilën është destinuar teksti shkollor dhe së paku 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie dhe

 

- të jenë mësimdhënës nga shkollat fillore pëkatëse  për lëndën mësimore për të cilën është destinuar teksti shkollor dhe së paku 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie.

Kandidatët e interesuar fletëpraqitjes detyrimisht duhet t`i bashkangjesin:

- vërtetim ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar  nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

- nëse emri dhe mbiemri i autorit në fletëparaqitje ndryshojnë nga emri dhe mbiemri i treguar në certifikatën ose diplomën e arsimit të përfunduar përkatës, do t`i bashkëngjitet dëshmia përkatëse për identitetin e të dhënave.

- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm

-  vërtetim  për përvojën e  punës të lëshuar nga FSPIMV ose APRMV

4. Recensentët e paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet nga  pika 3 mund të dorëzojnë edhe :

Për kandidatët nga arsimi fillor

 

·         dëshmi për titullin e  fituar mësimdhënës-mentor,

·         çmime e fituara si mentor i nxënësit në gara shtetërore të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve  në shkollat fillore  dhe garat ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë të paktën 10 shtete,

·         suksesi  mesatar të paktën 8 në studimet e ciklit të parë

·          diploma/certifikata për avancimin  profesional të mësimdhënësve  përmes programeve të akredituara për trajnim, projekteve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Për kandidatë nga arsimi i lartë

 

·         Për kandidatë nga arsimi i lartë

·         Autor ose pjesëmarrës në përgatitjen e tekstit shkollor  ose kapitullit

·         Autor ose bashkautor i punimeve shkencore të publikuara  në revista ndërkombëtare

·         Pjesëmarrje në  simpozium me prezentim të  punimit  shkencor

·         Angazhimi si konsulent në veprimtarinë e aplikimit

 

5. Certifikatat/diplomat, si dhe dokumentet nga pika 4 nuk janë kusht për pranimin e fletëparaqitjes,  por recensentët do të vlerësohen shtesë konform  kritereve të pikëzimit për recensentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika 4 paragrafi 1 dhe Kriteret e pikëzimit për recensentët e regjistruar që plotësojnë kërkesat e pikës 4 paragrafi 2,  gjatë rangimit në listën e recensuesve të përzgjedhur.

Fletëparaqitja mund të shkarkohet nga linku i mëposhtëm  ose mund të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës -Shërbimi Pedagogjik  Rr Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

Fletëparaqitja e  plotësuar (nëse kandidati paraqitet  për disa lëndë, për secilën lëndë duhet të dorëzojë fletëparaqitje të veçantë) së bashku me të gjithë dokumentacionin, dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, Rr. "Kirili dhe Metodi " nr. 54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15.01.2024 Dorëzimi i fletëparaqitjeve  jo të plota  ose të pa kompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

 

 

[ Wednesday, November 22, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar