Në bazë të nenit 16 paragrafit 1 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), drejtori i Shërbimit Pedagogjik publikon:
Shpallje publike
për recenzentë e tekstit shkollorë
1. Porositës : Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rruga Shën Kirili dhe Metodi, nr. 54-Shkup.
2. Publikohet shpallje publike për recensentë të lëndës:
- Statistika për vitin e II PROFESIONI/SEKTORI: EKONOMI-JURIDIK DHE TREGËTI/EKONOMISË, JURIDIKUT DHE TREGËTISË, Drejtimi arsimor/kualifikimi: Teknik për tregti elektronike dhe marketing dixhital,
3. Recenzentët e paraqitur duhet t`i plotësojnë kushtet në vazhdim:
- të jenë mësimdhënës nga fakultetet mësimdhënëse për lëndën mësimore për të cilën është destinuar teksti shkollor dhe së paku 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie dhe
- të jenë mësimdhënës nga shkollat e mesme përkatëse për lëndën mësimore për të cilën është destinuar teksti shkollor dhe së paku 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie.
Kandidatët e interesuar fletëparaqitjes detyrimisht duhet t`i bashkangjesin:
- certifikat ose diplomë për përfundimin e arsimit përkatës, në form origjinale ose të vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët të cilët kanë të përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),
- deklaratë se i plotësojnë kushtet në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
- shqyrtimi i të dhënave të regjistruara në evidencën amë të Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidorore ose APRMV-së.
Aplikacioni mund të shkarkohet nga linku në vazhdim ose mund tërhiqet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, rr. Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.
Aplikacioni i plotësuar në mënyrë të rregullt (nëse kandidati aplikon për disa lëndë, për secilën lëndë duhet në mënyrë të veçantë të paraqitet aplikim i veçantë) së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr. Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15.01.2024.
Aplikacionet e pakompletuara dhe të parakohshme të dorëzuara, nuk do të merren parasysh.