Në bazë të nenit 14, paragrafit 1, nenit 15 dhe nenit 18 të Ligjit për Тekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/2008, 99/2009, 83/2010, 36/2011, 135/2011, 46/2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/2015, 217/2015, 30/2016 dhe 21/2018) dhe në pajtim me Rregulloren për kriteret për caktimin e lartësisë së kompensimit për bartjen e të drejtës material të autorit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm nr. 22-10483/1 të datës 18.07.2013, nr. .22-10483/2 të datës 16.09.2013 dhe nr. 03-6645/1 të datës 18.03.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall
Konkurs
për botimin e Teksteve Shkollorе për arsimin fillor nëntëvjeçar
1. KUSHTET E PËRGJITHSHME
- Porositës : Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik
Lënda e Konkursit: Oferta për botimin e tekststeve shkollore për lëndët mësimore:
- Gjuha maqedonase për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 327.510,00 (treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha shqipe për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 327.510,00 (treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha serbe për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 327.510,00 (treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha turke për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 327.510,00 (treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e dhjetë) denarë.
- Gjuha boshnjake për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 327.510,00 (treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e dhjetë) denarë.
- Matematika për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 327.510,00 (treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e dhjetë) denarë..
- Shkencat e natyrës për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 327.510,00 (treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e dhjetë) denarë..
- Historia dhe Shoqëria për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 345.705,00 (treqind e dyzet e pesë mijë e shtatëqind e pesë) denarë..
- Gjuha shqipe (lënda zgjedhore ) për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe gjuha shqipe (gjuha e bashkësisë ) për klasën e V në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 327 510,00 (treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e e dhjetë) denarë.
Vërejtje: Sipas planprogrameve për lëndët Gjuha shqipe (lëndë zgjedhore) për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe Gjuha shqipe (gjuha e bashkësive) për klasën e V në arsimin fillor nëntëvjeçar, duhet të përgatitet një tekst shkollor dhe ai do të përdoret nga nxënësit, në varësi të vendimit të tyre, se në cilën klasë do të fillojnë mësimin e gjuhës shqipe
1.1. Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs kanë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim. Autorësia dhe pronësia e dorëshkrimit të miratuar për tekst shkollor vërtetohet me ekzemplarin e gjashtë të tekstit të tij .
1.3. Në Konkurs mund të merr pjesë autori i dorëshkrimit për tekst shkollor vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore.
1.4. Autor i tekstit shkollor nuk mund të jetë personi i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , në organet në përbërje të Ministrisë, Qendrën për Arsim Profrsional dhe Trajnim, Qendrën për Arsimin e të Rriturve, kryetar dhe anëtar i Komisionit Kombëtar dhe anëtar i komisionit recensues.
1.5. Dorëshkrimi për tekstin shkollor përgatitet sipas plan-programit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm..
1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kërkesat dhe standardet në përputhje me Konceptin për tekstin shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.
1.7. Dorëshkrimi për tekst shkollor dorëzohet në formë të shtypur në 5 (pesë) ekzemplarë i rregulluar në formë figurative, grafike dhe gjuhësore ( 3 ekzemplarë me ngjyra dhe 2 bardh e zi), të përgatitura konform plan-programit mësimor për vitin përkatës lënda dhe koncepti për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm..
1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë autorizim për shfrytëzim..
1.8. Dorëshkrimi për tekstin shkollor dorëzohet edhe në formë elektronike(usb) në të cilat fotografitë, grafikët dhe ilustrimet duhet të përpunohen në rezullucionin prej 300 dpi..
1.9. Autorët dorëzojnë dorëshkrime për tekstet shkollore në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, kurse dorëshkrimet për tekstet shkollore për lëndët gjuhë shqipe,gjuha serbe, gjuha turke, gjuha boshnjake dhe Gjuha shqipe (lëndë zgjedhore) për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe Gjuha shqipe (gjuha e bashkësive) për klasën e V, dorëzohen në gjuhën dhe shkrimin në të cilin zhvillohet mësimi.
1.10. Ministri dhe autori i tekstit shkollor lidhin marrëveshje për bartjen e të drejtës materiale të autorit në të cilën përcaktohen të drejtat dhe obligimet të ndërsjellta.
1.11. Nëse autori i tekstit në konkurs ka ofruar ndihmë mësimore (fletore pune, fletore për ushtrime etj.), të njëjtën e dorëzon në formë elektronike në të njëjtin numër ekzemplarësh si versioni i shtypur, në përputhje me nenin 15 paragrafin 2 të Ligjin për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, dhe është i obliguar ta veprojë pa bartje të së drejtës materiale të autorit në pajtim me nenin 18 paragrafin 2 të Ligjit.
2. AFATET
2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore është përfundimisht deri më datë 15.01.2024.
3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT
3.1. Dokumentacioni i konkursit përmban: Plan-programin mësimor për vitin përkatës,lëndën , Konceptin e tekstit shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm dhe Ligjin për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm..
3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të merret në objektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, Rruga “Shën. Kirili dhe Metodi”, nr. 54, Shkup, ose në linkët në vijim ::
https://www.unicef.org/northmacedonia/media/2786/file/MK_EQE_MethodologyTextbooksReview_2010_MK.pdf;
4. DORËZIMI I DËROSHKRIMEVE PËR TEKSET SHKOLLORE
4.1. Ofertat për Dorëshkime për Tekste Shkollore dorëzohen me rekomandim përmes postës ose përmes dorëzimit në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik – Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 Shkup, kati përdhesë.
4.2. Në pjesën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërme majtas, duhet të shënohet "MOS E HAP" dhe "KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE ", titulli i tekstit shkollor, viti, dhe në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT dhe SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK , Rr. "Shën. Kirili dhe Metodi" nr.54 Shkup
4.3. Autorët e dorëshkrimeve të Teksteve Shkollore në paketën e dorëzuar ku shkruhet "MOS E HAP" duhet të dorëzojnë edhe zarfin e mbyllur që gjithashtu shkruan "MOS E HAP",„, me të dhënat dhe dokumentet ne vazhdim: emrin dhe mbiemrin e saktë të autorit/ve, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit, institucionin ku janë të punësuar, certifikatën ose diplomën për arsimin përkatës të kryer, në origjinal ose të vërtetuar në noter, (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut) pasqyrë tabelare të të dhënave të regjistruara në regjistrin amë të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaratë se i plotësojnë kushtet në pajtim me nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm , deklaratë nga lektori për redaktim gjuhësor të tekstit dhe vërtetim për dhënien e provimit për lektor (origjinal ose të vërtetuar në noter), deklaratë se dorëshkrimi për tekstin shkollor nuk përmban fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë leje për përdorim.
4.4. Nëse emri dhe mbiemri i autorit në fletëparaqitje ndryshojnë nga emri dhe mbiemri i shënuar në certifikatën ose diplomën për arsimin e kryer përkatës, i bashkëngjitet dëshmi përkatëse e identitetit të të dhënave..
4.5. Zarfi "MOS E HAP" hapet pas miratimit të shifravetë dorëshkrimrve të teksteve shkollore.
4.6. Materialet nën pikën 4.1., 4.2., 4.3. dhe 4.4. dorëzohen në paketë të mbyllur ku shënon vetëm "KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE " dhe emri i tekstit shkollor, - adresa - Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54 Shkup.
5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE.
5.1. Ofertat për dorëshkrimet për tekstet shkollore të cilat nuk do të dorëzohen brenda afatit të caktuar dhe ato që nuk janë përgatitur në përputhje me kushtet e këtij Konkursi, do të skualifikohen.
5.2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen redaktimin profesional, përkthimin, redaktimin grafik dhe teknik, shtypjen dhe shpërndarjen e Teksteve Shkollore të miratuara.