Në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot në Shkup mbahet eventi i Bordit Drejtues (Komiteti i Zyrtarëve të Lartë) të COST- programit më të vjetër evropian për bashkëpunim në fushën e shkencës dhe teknologjisë, ku po diskutohen për arritjet e deritanishme dhe synimet dhe iniciativat e ardhshme të programit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili mbajti fjalim hyrës në event, tha se për ne si vend ky program është i një rëndësie të veçantë dhe u shpreh i kënaqur që në periudhën e kaluar, siç tha ai, kemi treguar interes mjaft të madh për pjesëmarrje në kuadër të së njejtës.
“Do të ndaj të dhëna se vetëm në dy muajt e fundit, nga gjithsej 70 veprime që janë propozuar dhe zbatuar në kuadër të programit COST, Maqedonia e Veriut ka përfaqësues të saj në 67 aksione, ose që është pjesëmarrje në 97% të aksione. Kjo do të thotë se ne si vend kemi potencial shkencor - kërkimor, kemi kuadër cilësor që me idetë dhe iniciativat e veta kontribuon në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në botën globale”, tha Shaqiri.
Gjithashtu ministri shtoi se MASH në të ardhmën do të përpiqet që këtë program dhe mundësitë për pjesëmarrje në të njejtën t`i ofrojmë deri te shumë shkencëtarë dhe studiues të rinj në vend, përmes prezantimeve dhe punëtorive në universitete ndërsa sigurisht që do të bëjmë përpjekje për të siguruar një shumë më të madhe të mjeteve buxhetore për shkencë gjatë viteve në vazhdim.
Kjo është dhe do të mbetet prioritet i yni, sepse nuk mund të ketë përparim të shtetit nëse nuk investohet në shkencë dhe në dijen e qytetarëve.
Gjatë ditës së djeshme në hapsirat e MASH-it u zhvillua takim ndërmjet ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe drejtorit të programit COST, Ronalld De Bruin, e cila u mbajt në hapsirat e MASH-it, ndërsa në të cilën mori pjesë edhe përfaqësuesi i vendit në bordin drejtues të këtij programi, Prof. Zoran Popovski, si dhe drejtoresha e Këshillit Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Vepritmarinë Kërkimoro- Shkencore, prof. Dr.Gordana Lazhetiç. Në eventin është vërtetuar se në mesin e vendeve të rajonit, Maqedonia e Veriut është një nga pjesëmarrëset më aktiv në programin.Pastaj, në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në UKM u organizua ditë informative për programin.
COST është programi më i vjetër evropian për shkencë dhe teknologji, i formuar në vitin 1971. Maqedonia e Veriut është anëtare e saj me të drejta të plota që nga viti 2002.