Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për botimin e Tekstit Shkollor në arsimin e mesëm profesional katërvjeçarë

Konkurs për botimin e Tekstit Shkollor në arsimin e mesëm profesional katërvjeçarë

 

Në bazë të nenit 14, paragrafit 1, nenit 15 dhe nenit 18 të Ligjit për Тekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/2008, 99/2009, 83/2010, 36/2011, 135/2011, 46/2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/2015, 217/2015, 30/2016 dhe  21/2018) dhe në pajtueshmëri me Rregulloren për kriteret për caktimin e lartësisë së kompensimit për bartjen e të drejtës material të autorit  për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm nr. 22-10483/1 të datës  18.07.2013, nr. .22-10483/2 të datës  16.09.2013 dhe nr. 03-6645/1 të datës  18.03.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall:

Konkurs

për botimin e Tekstit Shkollor në arsimin e mesëm profesional katërvjeçarë

 

1.       KUSHTET E PËRGJITHSHME

 

- Porositës : Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik Lënda e Konkursit:  Oferta për botimin e një teksti shkollor për lëndën mësimore

- Statistika për vitin e II-të PROFESIONI /SEKTORI  Ekonomi – juridik dhe tregti/ Ekonomisë – juridikut  dhe tregtisë: Teknik për e-tregti dhe marketing digjital, kompensim për bartjen e të drejtës së autorit të materialit në vlerë neto prej 363.900,00 (treqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind) denarë.

1.1.  Të drejtë pjesëmarrjeje  në Konkurs kanë autorët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me nenin 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim. Autorësia dhe pronësia e tekstit të miratuar vërtetohet me ekzemplarin  e gjashtë të tekstit.

1.3. Në Konkurs mund të merr pjesë autor i tekstit shkollot vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore.

1.4. Autor i  tekstit shkollor nuk mund të jetë personi i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , në organet në përbërje të Ministrisë, Qendrën  për Arsim Profrsional dhe Trajnim, Qendrën për Arsimin e të Rriturve,  kryetari dhe anëtari i Komisionit Kombëtar dhe anëtar i komisionit recensues.

1.5. Dorëshkrimi për tekst shkollor përgatitet sipas planit dhe programit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kërkesat dhe standardet në përputhje me Konceptin për tekstin shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.7. Dorëshkrimi për tekst shkollor dorëzohet në formë të shtypur në 5 (pesë) ekzemplarë i rregulluar  në formë figurative, grafike dhe gjuhësore  ( 3 ekzemplarë me ngjyra dhe 2 bardh e zi), të përgatitura konform planit dhe programit mësimor për vitin përkatës lënda (emri i profesionit/sektoridrejtimet/ kualifikimet arsimore dhe Koncepti për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë leje për përdorim.

1.8. Dorëshkrimi për tekstin shkollor dorëzohet edhe në formë elektronike(usb) në të cilat fotografitë,  grafikët dhe ilustrimet duhet të zhvillohen në rezulllucionin prej 300 dpi.

1.9. Autorët dorëshkrimin e tekstit shkollor e dorëzojnë  në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e tij cirilik.

1.10. Ministri dhe autori i tekstit shkollor lidhin marrëveshje për bartjen e të drejtës material të autorit  në të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet reciproke.

1.11 Nëse autori i  tekstit  ka ofruar konkursit  mjet mësimor (fletë pune, libër ushtrimesh etj.), të njëjtën e dorëzon në formë elektronike në të njëjtin numër ekzemplaresh si versioni i printuar, në përputhje me nenin 15 paragrafin 2 të Ligjin për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe tëMesëm, dhe është i obliguar ta veprojë pa bartje të drejtën  materiale të autorit në pajtim me nenin 18 paragrafin 2 të Ligjit.

 2. Afati

2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore është përfundimisht deri më  09.01.2024.

 

3.      DOKUMENTACIONI

 

3.1. Dokumentacioni i konkursit përmban: Planin dhe programin mësimor për vitin përkatës, Konceptin e tekstit shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm dhe Ligjin për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

3.2 Dokumentacioni në lidhje me konkursin  mund të merret në hapsirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup ose në  lidhjet në vjim :

https://www.unicef.org/northmacedonia/media/2786/file/MK_EQE_MethodologyTextbooksReview_2010_MK.pdf;

https://mon.gov.mk/stored/document/Zakon%20za%20ucebnici%20za%20osnovno%20i%20sredno%20obrazovanie-pdf.pdf

4. DORËZIMI I TEKSTEVE SHKOLLORE
 

4.1. Ofertat për tekstet shkollore dërgohen me rekomandim përmes postës ose  në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik – ndërtesa “ Nova Makedonija “- Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 Shkup.

 

4.2.Në pjesën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm majtas, duhet të shënohet "MOS E HAP" dhe "KONKURS PËR BOTIMIN E  TEKSTEVE SHKOLLORE ", titulli i tekstit shkollor, viti, dhe në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT dhe SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK , Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr.54 Shkup

 

4.3. Autorët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore në paketën e dorëzuar ku shkruhet "MOS E HAP" duhet të dorëzojnë zarfin e mbyllur që gjithashtu shkruan "MOS E HAP", me të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme: emrin dhe mbiemrin e saktë të autorit (ve), adresën e vendbanimit.numrin e telefonit, institucionin ku janë të punësuar, certifikatën ose diplomën për arsimin përkatës të kryer, në origjinal ose të noterizuar , autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit duhet të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut), pasqyrë tabelare të të dhënave të regjistruara në regjistrin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaratë se i plotësojnë kushtet në pajtim me  nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, deklaratë nga lektori për redaktim gjuhësor të tekstit dhe vërtetim për dhënien e provimit për lektor (origjinal ose të vërtetuar në noter), deklaratë se dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk përmban fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë leje  për përdorim.

 

4.4. Nëse emri dhe mbiemri i autorit në aplikim ndryshonë nga emri dhe mbiemri i shënuar në certifikatën ose diplomën për arsimin e kryer përkatës , i bashkëngjitet një dëshmi përkatëse e identitetit të të dhënave.

 

4.5. Zarfi "MOS E HAP" hapet pas miratimit të shifrave të teksteve shkollore.

 

4.6. Materialet konform pikës 4.1., 4.2., 4.3. dhe 4.4. dorëzohen në  paketë të mbyllur ku shënon vetëm "KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE " dhe emri i tekstit, profesioni/sektori, drejtimet/kualifikimet  arsimore - adresa e kualifikimeve - Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, rr. Shën Kirili  dhe Metodi nr.54 Shkup.

 

5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

 

5.1. Ofertat për tekste shkollore  të cilat  nuk do të dorëzohen brenda afatit të caktuar dhe ato që nuk janë përgatitur në  përputhje me kushtet e këtij Konkursi, do të skualifikohen.

5.2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen redaktimin profesional, përkthimin, redaktimin grafik dhe teknik, shtypjen dhe shpërndarjen e Teksteve Shkollore të miratuara.

[ Wednesday, November 8, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi


10/24/2024

10/16/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar