Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri në hapjen e Panairit të Studimeve në Francë: Mobiliteti i studentëve dhe cilësia e arsimit janë të lidhura ngushtë

Shaqiri në hapjen e Panairit të Studimeve në Francë: Mobiliteti i studentëve dhe cilësia e arsimit janë të lidhura ngushtë

 

Shaqiri në hapjen e Panairit të Studimeve në Francë: Mobiliteti i studentëve dhe cilësia e arsimit janë të lidhura ngushtë

 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri morri pjesë në Panairin e 16-të të Studimeve në Francë, i cili i dedikohet  të rinjëve  të cilët dëshirojnë të fitojnë arsim universitar në Republikën Franceze. Duke theksuar bashkëpunimin e mirë tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, e cila vërtetohet edhe në sferën e arsimit, ministri Shaqiri tha se mobiliteti i studentëve pasqyron rritjen e numrit të studentëve ndërkombëtarë në nivel global, inkurajuar nga rritja e kërkesës për kuadër me arsim të lartë, është trend edhe tek ne.

 

“Një numër i madh i studentëve  të ardhshëm janë në kërkim të kualifikimeve të fituara në universitetet e huaja. Zgjedhja e cila varet nga cilësia e arsimit të ofruar dhe interesi për programet studimore. Vizitorët e Panairit me siguri do të dëgjojnë se disa universitete franceze janë renditur lartë në listën e Universitetit të Shangait, dëshmi që flet për cilësinë e lartë arsimore”.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet studimet në institucionet  e arsimit të lartë të huaj me renome për të cilat ndanë edhe bursa. Studimi në universitetet prestigjioze të huaja mundëson transferimin e teknologjive, inovacioneve dhe praktikave më të mira, ndërton ndërgjegjësimin multikulturor, shkatërron paragjykimet, krijon marrëdhënie më të forta midis shteteve dhe qytetarëve

Ambasada Franceze, Instituti Francez në Shkup dhe Agjencia Shtetërore Franceze për Arsimin e Lartë në Kampus Franc nga Parisi janë organizatorët e Panairit, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues nga universitetet shtetërore franceze, Shkollat ​​e biznesit, Shkolla e specializuar për inxhinierë dhe nga Universiteti i Shkencave Politike. Morrën pjesë dhe Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane Arsimore dhe Mobilitet Erasmus+, Fakulteti Filologjik nga Shkupi përmes Katedrës së Gjuhëve dhe Letërsisë Rumane/Programit për Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Instituti Francez në Shkup dhe njësia e Kampus Franc në kuadër të Institutit, si dhe studentë aktual dhe të mëparshëm në Francë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar