Qasja është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme për arsimin në vend. Ka sinkronizim më të madh ndërmjet sistemit arsimor dhe tregut të punës, për dallim nga vitet e kaluara, cilësia dhe atraktiviteti i arsimit profesional është rritur ndjeshëm. Janë duke u marrë masa për avansimin e standardit për nxënësitë dhe studentët. Është arritur përparim i konsiderueshëm në zhvillimin e disa komponentëve të sistemit kombëtar të arsimit, por ka vend dhe duhet të vazhdohet të intensifikohet përkushtimi për ngritjen e cilësisë së arsimit.
Kjo është theksuar në raportin nga analiza e cilësisë së sistemit kombëtar të arsimit në Maqedoninë e Veriut të cilën e realizoi Instituti për Politika Arsimore të UNESCO-s me iniciativë të Komisionit Evropian, e cila u prezantua sot, së bashku me rekomandimet që vendi duhet t`i realizojë për zhvillimin e këtij segmenti shoqëror, dhe do të vazhdojë të intensifikohen.
Në prezantim mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri i cili tha se Qeveria si dhe të gjitha institucionet kompetente në resorin e arsimit janë të përkushtuar në ndërtimin e sistemit arsimor dhe do të bazohen në analiza dhe fakte të kredibile, në të cilat do të përfshihen të gjithë palët e interesuara dhe do të integrohen të gjitha idetë konstruktive dhe sugjerimet e realizueshme. Prandaj është me rëndësi të madhe për definimin e proceesit të veprimit në të ardhmen.
„Raporti do të na jepë pasqyrë të qartë të të gjithë sistemit arsimor në vend, duke filluar nga arsimi parashkollor e deri te arsimi i lartë. Kjo do të na ndihmojë për të identifikuar pikat e forta, por edhe për t`i lehtësuar ato, gjegjësisht për të eliminuar dobësitë e sistemit arsimor kombëtar. Është më se e qartë se diagnostikimi në kohë i mangësive do të jetë i dobishëm për të gjithë në të ardhmen sepse Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare aspirante e familjes evropiane, nuk duhet t`i lejojë vetes sistem të dobët arsimor, i cili nuk do të jetë kontabël me standardet evropiane, tha Shaqiri.
Ministri falënderoi Bashkimin Europian dhe UNESCO-n për mbështetjen e vazhdueshme në përpjekjet për sistem arsimor më kualitativ dhe tha se pret që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
Ministri u shprehë pretë që pas prezantimit të Raportit të zhvillohet diskutim më i gjerë dhe pastaj, siç theksoi, të gjithë të “përveshim mëngët” dhe të punojmë në ngritjen e standardeve në arsim, si një nga shtyllat bazë të prosperitetit të përgjithshëm.
Raporti për cilësinë e sistemit arsimor kombëtar u përgatit për një vit, ndërsa me pjesëmarrjen e institucioneve të shumta shtetërore - Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrën për Arsim dhe Trajnim Profesional, Arsimor Shtetëror. Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Entin Shtetëror të Statistikave, Agjencinë për Punësim, Agjencinë për Cilësi në Arsimit të Lartë e të tjera, kontributit të tyre dhanë edhe më shumë institucione arsimore, shkolla e fakultete, si dhe organizata qytetare.