Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Arsyeja e ritjes së interesimit të nxënësve është avancimi i cilësisë së arsimit të mesëm profesional

Shaqiri: Arsyeja e ritjes së interesimit të nxënësve është avancimi i cilësisë së arsimit të mesëm profesional

 

Shaqiri: Arsyeja e ritjes së interesimit të nxënësve është avancimi i cilësisë së arsimit të mesëm profesional

 

 

Мe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për disa vite së bashku me partnerët tanë, kemi ndryshuar perceptimin për arsimin profesional dhe kemi rritur atraktivitetin e tij. Këtë e dëshmon  rritja e vazhdueshme e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm profesional.  Në vitin shkollor  2023/2024 në arsimin e mesëm profesional janë regjistruar mbi 43 mijë nxënës ndërsa  prej tyre mbi 6900 nxënës në 592 paralele duale.  Përderisa gjatë viteve të fundit  gjimnazet ishin zgjedhja e parë e nxënësve të klasës së nëntë, tashmë kjo dukuri  ka ndryshuar plotësisht. Këtë vit shkollor, 67.3 për qind e nxënësve zgjodhën arsimin profesional, krahasuar me gjimnazin.

 

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në ngjarjen e sotme në organizimin e Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut, me fokus të veçantë të arsimit profesional dhe programeve të kompanive për bursa të gjeneratave të ardhshme të punëtorëve. Shaqiri theksoi se rritja e interesimit të cilësisë së arsimit të mesëm profesional është arsyeja e avancimit të arsimit të mesën profesional në përputhje me Strategjinë për arsimin dhe synimet strategjike për rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik, si dhe dialogët socialë të realizuar për bashkimin e avantazheve dhe mundësive që ofron ky lloj edukimi.

 

“Me politika të suksesshme tërheqim investime të huaja, hapim vende të reja pune dhe nxjerim kuadro që ka njohuri dhe aftësi për vendet e nevojshme të punës. Është e rëndësishme që të investojmë në arsim. Zgjerimi i arsimit profesional me konceptin dual është përfshirja më masive e kompanive në realizimin e të mësuarit përmes punës, mundësojnë realizimin e angazhimeve të shtetit për angazhim produktiv të të rinjve duke iu përgjigjur kërkesave të korporatës për punëtorë të kualifikuar. tha ministri Shaqiri.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar