Në hapjen e Samitit të 2-të të Sportit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, ju drejtua duke e theksuar rëndësinë e sportit në arsimin cilësor..
„Disiplina, puna në ekip, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria janë aftësi të cilat kanë kuptim thelbësor për suksesin e individit në jetë. Pikërisht duke u marrë me sport që në moshë të re i zhvillon këto vlera dhe njëkohësishtë kontribuon për të mirëmbajtur shëndet të mirë fizik dhe mendor. Sporti i tejkalon kufijtë,i bashkon bashkësitë dhe i frymëzon të rinjtë. Prandaj lënda e edukimit fizik dhe shëndetësor është lëndë mësimore obligative në arsimin fillor dhe të mesëm”, ka thënë Ministri Shaqiri.
Janë ndërtuar më shumë se 100 salla sportive për praktikimin e aktiviteteve sportive nga 145 salla sportive të projektit , të cilat janë të pajisura plotësisht për shumë sporte. Ato shfrytëzohen jo vetëm nga studentët, por edhe nga qytetarët dhe shoqatat profesionale sportive.
Duke iu referuar rëndësisë së Samitit Sportiv, i cili po mbahet për herë të dytë në organizim të Institutit Global Gjeostrategjik, ministri Shaqiri theksoi se si shoqëri kemi nevojë për zgjidhje konkrete dhe të zbatueshme për tejkalimin e sfidave të shumta që kanë lidhje me sportin dhe në këtë kuptim Samiti i Sportit 2023. është një mundësi e mirë për të menduar edhe një herë mbi politikat ekzistuese sportive dhe për të dëgjuar qasje inovative për formimin e së ardhmes, nga aspekti i sportit .
„Kombet e zhvilluara sportive punojnë intensivisht për të zbuluar dhe për kujdesin e talentëve inkurajojnë pjesëmarrjen dhe sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht nga gjinia, mosha apo prejardhja. Në një botë të udhëhequr nga teknologjitë dhe inovacionet e larta, ato duhet të aplikohen gjerësisht edhe në sport”, tha ministri, duke shtuar se është e nevojshme të përmirësohet bashkëpunimi mes organeve qeveritare, organizatave sportive dhe biznesit, nëse duam rezultate të larta sportive.
,,Si bashkësi , ne duhet të sigurojmë integritet dhe kredibilitet të ngjarjeve sportive, për të cilën personalisht besoj se kemi fuqi”, tha Shaqiri, duke potencuar se në kuadër të kompetencave tona të gjithë duhet të bëjmë përpjekje dhe të ndërtojmë një ardhmëri ku sporti do të jetë reflektim dhe nxitje për ndryshime pozitive në shoqëri.