Në bazë të nenit 49 paragrafit 5 të Ligjit për Standardin Studentor(“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16 dhe 64/ 18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19, 248/20 dhe 302/20) dhe Aktvendimin për shpalljen e Konkursit për ndarjen e bursave për studentë të rregulltë rom të regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024 nr.19-11465/2 të datës 25.10.2023_____-, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
KONKURS
për ndarjen e bursave për studentë të rregulltë rom të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor 2023/2024 me Konkursin do të ndajë gjithsej 135 bursa për studentë të rregulltë rom të regjistruar në studimet e ciklit të parë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I .KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS STUDENTORE-PËR STUDENTËT ROM
Të drejtë për bursë kanë studentët të regjistruar në studimet e ciklit të parë të cilët studiojnë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1. Të jenë pjesëtarë të bashkësisë etnike rome;
2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
3. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione, ente apo kompani të tjera.
II.KRITERET PËR NDARJEN E BURSËS STUDENTORE- PËR STUDENTËT ROM
Bursët për studentët rom do të ndahen në pajuteshmëri me kriteret në vazhdim:
1. Rezultati mesatar i arritur i kandidatit nga të gjitha vitet e arsimit të mesëm, për studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve;
2. Rezultati mesatar i arritur nga të gjitha vitet e kaluara të studimit ,për studentët të cilët studiojnë në të gjitha vitet e tjera;
3. Të jenë studentë të rregullt të ndonjë prej institucioneve të arsimit të lartë publik ose privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024;
4. Prioritet gjatë zgjedhjes do të kenë studentët romë të cilët studiojnë në fakultetet publike ose private në Republikën e Maqedonisë së Veriut që arsimojnë kuadrin mësimor.
Studentët të cilët në vitin studimor 2022/2023 kanë qenë shfrytëzues të bursës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa nuk kanë regjistruar semestrin e ardhshëm ose në vit më të lartë të studimit nuk kanë të drejtë për bursë në vitin akademik 2023/2024.
III. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës është 6000 denarë në muaj ,për nëntë muaj gjatë një viti studimor.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Studentë të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë fletëparaqitje në formë elektronike dhe \ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës: http://e-uslugi.mon.gov.mk prej datë 25.10.2023 deri më 12.11.2023. Dokumentet e nevojshme për aplikim janë si vijon:
A) Për studentët e regjistruar në vitin e parë studimor nevojiten dokumentet në vijim:
3. Vërtetim për student të rregullt në vitin studimor 2023/24;
4. Dëftesa origjinale të skanuara nga të gjitha 4 vitet e arsimit të mesëm
8. Vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
9. Llogaria rrjedhëse në emër të studentit.
B) Për studentët nga të gjitha vitet e tjera studimore, nevojiten dokumentet në vijim :
3. Vërtetim për student të rregullt në vitin studimorë 2022/23;
4. Indeksi i skanuar;
5. Vërtetim për provimet e dhëna;
9. Vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
10. Llogaria rrjedhëse në emër të studentit.
Aplikimi i pakompletuar dhe jo i plotësuar nuk do të shqyrtohet në procesin dhe i njëjti nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët të cilët kanë aplikuar në konkurs.