Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: me SHBA-në kemi projekte të përbashkëta arsimore, ato janë efektive dhe do të vazhdojnë të realizohen

Shaqiri: me SHBA-në kemi projekte të përbashkëta arsimore, ato janë efektive dhe do të vazhdojnë të realizohen

 

Shaqiri: me SHBA-në kemi projekte të përbashkëta arsimore, ato janë efektive dhe do të vazhdojnë të realizohen

 

 

Projekti për shkrim- leximin mediatik është një nga fushat më të rëndësishme arsimit në vendin tonë, sepse në ditët e sotme kur të gjithë ne, ndërsa në veçanti fëmijët, janë të rrethuar nga burime të shumta të informatave, shumë e rëndësishme është që të mësojnë t`i njohin lajmet e rreme dhe t’i selektojnë, dhe t’i shfrytëzojnë vetëm  lajmet të vërteta.

 

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pas takimit me shumë kongresmenë amerikanë që u  mbajtë në Kongresin Amerikan në Uashington, në të cilën u disktua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

 

“SHBA është partneri ynë strategjik dhe deri më tani ka dhënë  kontribut të madh në përpjekjet e përgjithshme për avansimin e cilësisë së sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj, ato ofrojnë shumë mundësi për nxënësit, studentët dhe profesorët tanë për të fituar përvojë në shkollat dhe universitetet atje, dhe në këtë kontekst do të veçoja veçanërisht programin Fulbright dhe YES, në kuadër të të cilit numri i lëvizshmërisë të të rinjve i stafit dhe bursat për studime në Amerikë  është rritur ", theksoi  Shaqiri.

 

Takimi me kongresmenët është pjesë e agjendës së ministrit Shaqiri, i cili me ftesë të disa politikanëve amerikanë ndodhet në një vizitë katërditore në SHBA, e cila do të përfundojë me ligjëratë në një universitet të njohur në Teksas.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar