Kuadër i përgatitur mirë nuk do ta shqetsojë asgjë dhe për të nuk vlen shprehja se teoria në praktikë duket më ndryshe. Këta janë nxënësit dhe studentët të cilët kanë pasur proces cilësor arsimor, në të cilën vëmendje të veçant i është përkushtuar si memorizimit të njohurive të zbatueshme teorike ashtu edhe përvetësimit të shkathtësive praktike. Në këtë kontekst, është kënaqësi që gjithnjë e më shumë institucionet arsimore në vend të krijojnë marrëdhënie të mira me kompanitë, të cilat bëhen pjesëmarrëse në procesin edukativo-arsimor, duke përforcuar pikërisht komponentin e trajnimit praktik.
Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu, i cili në Fakultetin e Bujqësisë në Shtip mori pjesë në ndarjen e certifikatave për përfundimin e trajnimit profesional - didaktik të mentorëve nga Universiteti Goce Dellçev dhe nga kompanitë me të cilat universiteti bashkëpunon, për realizimin e mësimit praktik.
“Besoj se universiteti së bashku me kompanit nga qyteti dhe rajoni, në të ardhmën do t`u mundësojë trajnime praktike edhe më të mira studentëve të saj. Keni programe të certifiikuara për mësimdhënie praktike dhe mentorë të cilët dinë t`i realizojnë ato. Studentëve Ju mbetet vetëm të jenë të rregullt në orët të cilat do të zhvillohen në sallat e legjiratave dhe drejtëpërdrejtë në vendet e punës, të jenë të vëmendshëm dhe të fokusuar. Vetëm kështu do të arrijnë rezultatet e pritura mësimore”, tha Nuhiu.
Nuhiu falënderoi Qeverinë e Zvicrës, e cila përkrahi trajnimin e mentorëve, ndërsa siç tha zëvëndësministri, vite më parë përmes ambasadës në Shkup, mbështet zhvillimin e sistemit tonë kombëtar arsimor nga të gjitha aspektet, veçanërisht në fushën e trajnimit praktik të nxënësve dhe studentëve.
“Me mbështetjen e Zvicrës e zhvillojmë, zgjerojmë dhe promovojmë konceptin e arsimit dual në shkollat e mesme profesionale, ku fokusi është i orjentuar drejtë mësimit praktikë e cila zhvillohet në kompani. Këtë koncept e potencova, sepse sinqerisht shpresoj që do të zgjerohet, do të reflektohet në arsimin e lartë dhe do të mundësojë vazhdimësinë e edukimit praktik cilësor që tanimë është në dispozicion të nxënësve të shkollave të mesme , nëse vendosin të ngriten në mënyr akademike”, shtoi Nuhiu. .
Zëvendësministri përgëzoi të gjithë ata që morën certifikata për të qenë mentorë për realizimin e mësimit praktik dhe u uroi suksese dhe kontribut të madh në ndërtimin e gjeneratave të reja cilësore akademike.