Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nuhiu: Kryqi i Kuq është faktor i rëndësishëm në procesin edukativo-arsimor në vend

Nuhiu: Kryqi i Kuq është faktor i rëndësishëm në procesin edukativo-arsimor në vend

 

Nuhiu: Kryqi i Kuq është faktor i rëndësishëm në procesin edukativo-arsimor në vend

 

Nuhiu: Kryqi i Kuq është faktor i rëndësishëm në procesin edukativo-arsimor në vend

Procesi edukativo – arsimor nuk formësohet vetëm nga institucionet e sistemit dhe as nuk zbatohet plotësisht nga vetë institucionet arsimore.  Shumë faktor shoqërorë japin kontribut të madh në edukimin e brezave të rinj duke përvetësuar aftësitë e nevojshme për jetën dhe punën, si dhe duke pranuar vlerat e vërteta që duhet t`i bëjnë ata njerëz në kuptimin e vërtetë të fjalës - shpirtmirë, human  dhe të kujdesshëm ndaj mjedisit dhe ndaj çdo gjallese që hasin.Në këtë proces, Kryqi i Kuq është një nga pjesëmarrësit më të rëndësishëm. Partneri ynë që jep një kontribut të madh në zhvillimin e duhur të çdo individi që në moshë të vogël.

 

Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu gjatë diskutimit të panelit të sotëm me temë “Modalitetet dhe mundësitë për sigurimin e reagimit më efikas në situata emergjente”,si pjesë e ngjarjes në të cilën u promovua Korniza e Zhvillimit e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut "Transformimi - 28".

 

Në portofolin e kësaj organizate janë të regjistruar mijëra ligjërata  të zbatuara në shkolla në lidhje me parandalimin e sëmundjeve infektive dhe joinfektive. Janë zbatuar mijëra trajnime për dhënien e ndihmës së parë, për trajtimin e duhur  gjatë fatkeqësive natyrore, për të reduktuar rreziqet e fatkeqësive,për t`u përballuar  me situata krize etj. Vullnetarët e Kryqit të Kuq janë gjithmonë mbështetje e madhe për kuadrin  mësimdhënës dhe profesional në shkolla, por edhe për familjet e nxënësve,tha Nuhiu.

 

. Ai shtoi se të rinjtë duhet të njohin gjuhën e tyre amtare, të mësojnë gjuhë të huaja, të kenë njohuri nga matematika e kështu me radhë, por siç tha ai, është po aq e rëndësishme të dinë se si të kujdesen për shëndetin e tyre, si të ndihmojnë vetveten. në një situatë të papritur, ose të ndihmojmë njerëzit e tjerë kur ata janë në vështirësi.

 

Dhe pikërisht  për përvetësimin dhe bartjen e këtyre aftësive dhe shkathtësive, kemi nevojë për Kryqin e Kuq dhe unë besoj sikurse deri më tani ,kështu edhe në të ardhmen kjo organizatë do ta përmbushë me sukses misionin e saj.

 

Ndërsa, pjesë e këtij misioni është të inkurajojë vullnetarë të rinj që të përfshihen në vazhdimin e tij.  Dhe të rinjtë i përgjigjen  dhe pranojnë me kënaqësi të jenë pjesë e aktiviteteve të Kryqit të Kuq. Dhe kjo do të thotë vetëm një gjë – garancion  për jetëgjatësinë e kësaj organizate. ”, shtoi zëvendësministri

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar