Në baz.të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursuesve dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/23), dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar për nxënës arsimi i mesëm nga fusha e artit nga shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 nr. 19-11174/2 datë 16.10.2023, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e artit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vitin shkollor 2023/2024 ndanë 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e artit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë këto kushte:
1.Të jenë nxënës të rregullt të viteve I, II, III dhe IV, të cilët gjatë të vitit shkollore paraprakë kanë fituar shpërblim/diplomë për fitimin e vendit I ose II, III në garë ndërkombëtare ose në garë shtetërore në fushën e artit;
2.Të ketë arritur të paktën rezultat mesatar i shkëlqyer në arsimin e mëparshëm;
3. Që nuk ka përsëritur vit gjatë shkollimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave janë fitimi i shpërblimit-ve dhe/diplomës/ve individuale në garat ndërkombëtare apo shtetërore.
Për kriterin e shpërblimit/diplomës së fituar në kategori individuale në garat shtetërore ose ndërkombëtare dhe për vendin I (të parë) dhe të dytë (të dytë) të fituar në garë ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e artit, pikët maksimale përcaktohen në këtë mënyrë:
Vendi i fituar i parë I /çmimi/medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 10 pikë,
Vendi i dytë (i dyti) i fituar/çmimi/medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 8 pikë,
Vendi i III (i tretë) i fituar/çmimi/medalja në garë ndërkombëtare vlerësohet me 6 pikë,
Vendi i parë (i parë) i fituar në garë shtetëror me 9 pikë,
Çmimi I (i parë) i fituar në garë shtetërore me 8 pikë,
Vendi i dytë (i dytë) i fituar në garë shtetërore me 7 pikë,
Çmimi i dytë (i dytë) i fituar në garë shtetërore me 6 pikë,
Vendi III (i tretë) i fituar në garë shtetërore me 5 pikë,
Çmimi III (i tretë) i fituar në garë shtetërore me 4 pikë.
Çdo vend/çmim/medalje e fituar në kategori individuale të garave ndërkombëtare vlerësohet me një pikë shtesë, çdo vend i fituar në kategori individuale të garave shtetërore me I pikë shtesë, ndërsa çdo çmim në kategori individuale të garave shtetërore me shtesë 0,5 pikë.
Për shembull, nxënësi/sja që ka fituar vendin e parë në garë shtetërore, vendin e tretë në garë ndërkombëtare dhe çmimin e dytë në garë shtetërore, fiton 23,5 pikë (9 pikë për fitimin e vendit të parë në garë shtetërore + 6 pikë për fitimin e vendit të tretë në garë ndërkombëtare + 6 pikë për fitimin e çmimit të dytë në garë kombëtare). Në mënyrshtesë , nxënësi/ësja fiton + 2,5 pikë (1 për fitimin e vendit në parë garë shtetërore, 1 për fitimin e vendit/çmimit/medaljesë në garë ndërkombëtare dhe 0,5 për fitimin e çmimit në garë shtetërore).
Çmimet - diplomat ku nuk është precizuar saktë vendi i fituar, gjegjësisht çmimet-diplomat dhe lavdatat për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, çmimet-diplomat të fituara para vitit të fundit shkollor nuk do të merren parasysh.
Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që organizojnë gara të nxënësve.
Me gara ndërkombëtare nënkupton garë të ndërsjellët midis nxënësve të paktën nga dhjetë vende të ndryshme.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër të pikëve, përparësi kanë kandidatët të regjistruar në vit më të lartë.
Komisioni mund të vendosë kritere shtesë nëse ka disa kandidatë me të njëjtin numër të pikave.
II. MËNYRA DHE AFATET E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data 18.10.2023 deri në datën 01.11.2023.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë si në vijim:
1. Vërtetim se është nxënësi i rregullt në vitin shkollor 2023/2024;
2. Dëftesave për vitet e kaluara të arsimit të kryer (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (kandidatët të bashkëngjisin dëftesat origjinale të skanuara);
3. Diplomave/ për shpërblime të fituara në gara ndërkombëtare dhe/ose shtetërore; (kandidatët të bashkëngjisin shpërblimet/diplomat origjinale të skanuara);
4. Dëshmi e karakterit ndërkombëtar të garave;
5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestarë se kandidati nuk është përfitues i një burse tjetër;
6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e paraqitura janë të vërteta;
8. Llogaria e transaksionit në emër të studentit;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtartare, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin në vijim:
- vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse është dorëzuar/dërguar në letër.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në datën 01.12.2023 në ueb faqen -e internetit të Ministrisë.
Të gjithë përfituesit e bursave obligohen të nënshkruajnë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas publikimit të listës dhe më së voni deri në datën 15.12.2023.
Të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.
III. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit.