Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / Konkurs për ndarjen e 200 (dyqind) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, pylltari, dega e përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makinerisë dhe profesioni tekstilit – lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024

Konkurs për ndarjen e 200 (dyqind) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, pylltari, dega e përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makinerisë dhe profesioni tekstilit – lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 202/23), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 200 (dyqind) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizmit, pylltari, degës përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstilit – lëkurës nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 nr. 19-11096/1 të datës 13.10.2023 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

K O N K U R S

për ndarjen e 200 (dyqind) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, pylltari, dega e përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstilit – lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 200 (dyqind) bursave për nxënësit të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizmit, pylltari, degës përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstilit – lëkurës dhe proidhimeve të ngjashme nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024, dhe atë në mënyrën si vijon:

 

A) Profesioni hotelierisë- turizimit: 30 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni hotelieri - turizmit nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024;

B) Profesioni pylltari, degës përpunimit të drurit: 20 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni pylltari, degës përpunimit të drurit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024;

C) Profesioni ndërtimtari-gjeodezi: 50 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni ndërtimtari – gjeodezi, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024;

Ç) Profesioni bujqësisë, peshkatarisë-veterinari: 50 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni bujqësi-, peshkatarisë-veterinari, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024;

 D) Profesioni makineri: 25 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni makineri, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024;

DH) Profesioni tekstilit-lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme: 25 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni tekstilit-lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme, gjegjësisht sektori tekstilit, lëkurës dhe prodhime të ngjashme nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024;

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet:

1- Të jenë nxënës të rregullt të arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni hotelieri – turizmi, pylltari, degës përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstilit – lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

2- Të kenë arritur sukses të vazhdueshëm minimum shumë mirë në arsim deri më tani;

3- Të mos kenë përsërit vit gjatë arsimimit;;

4- Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;  

5- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

-Suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk 18.10.2023 deri në datën 01.11.2023.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

1. Vërtetim se është nxënësi i rregullt në vitin shkollor 2023/2024; (në vërtetimin duhet të ceket profesioni i nxënësit);

2. Kopje të vërtetimeve për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)

3.Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër;

4.Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta;

5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës pajtohet që në detyrë zyrtare t’i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim;

6. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktet për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin si vijon:

- Certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në letër.

 

Në profesionet ku nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të pranuara ekziston barazi gjinore, gjegjësisht nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të regjistruar, numri i kandidateve femra është më pak se 40%, në pikën përfundimtare kandidateve femra të cilat i plotësojnë kushtet do t`u jepet pikë shtesë. .

 

Nëse ka më tepër kandidatë me të njëjtin numër të pikëve, përparësi kanë kandidatët të regjistruar në vit më të lartë dhe çmime të fituar nga fusha.

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në datën 01.12.2023 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë përfituesit e bursave janë të obliguar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit pas publikimit të listës, më së voni deri në datën 15.12.2023.

 

Të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën .

 

III. VLERA E BURSËS

Lartësia e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2023/2024.

 

Стипендии


11/11/2024

10/16/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar