Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 (PARALELE DUALE)

Konkurs për ndarjen e 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 (PARALELE DUALE)

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 202/23) dhe Aktvendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e 1500 (njëmi e pesëqind) bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 me Nr. 19-11171/1 të datës 16.10.2023 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall.

 

K O N K U R S

për ndarjen e 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 (PARALELE DUALE)

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1.Të jenë nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në të cilin mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore;

2. Të ketë të arritur sukses minimum 3.00 në kontinuitet të vazhdueshëm në arsimin e deritanishëm;

3. mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;

4. mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;

5.jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.

 

 Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në një vit më të lartë.

 

Nëqoftëse nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të paraqitura ekziston barazi gjinore, gjegjësisht nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të regjistruar, numri i kandidateve femra është më pak se 40%, në pikën përfundimtare kandidateve femra të cilat i plotësojnë kushtet do t`u jepet pikë shtesë. .

 

II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej 18.10.2023 deri në datën 01.11.2023.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

1.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2023/2024; (në vërtetimi duhet theksuar se nxënësi vijon mësimet në klasë duale)

2. Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)

3. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të ministrisë;

4. Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta;

 

5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në pajtim që në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi;

6. Llogaria rriedhëse në emër të nxënësit :

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në letër.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 18.12.2023 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 29.12.2023 pas shpalljes së listës. 

 

Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

IV. VLERA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në një periudhë prej nëntë (9) muaj gjatë kohëzgjatjes së vitit shkollor 2023/2024.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar