Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 202/23) dhe Aktvendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e 1500 (njëmi e pesëqind) bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 me Nr. 19-11171/1 të datës 16.10.2023 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall.
K O N K U R S
për ndarjen e 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 (PARALELE DUALE)
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1.Të jenë nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në të cilin mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore;
2. Të ketë të arritur sukses minimum 3.00 në kontinuitet të vazhdueshëm në arsimin e deritanishëm;
3. Të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në një vit më të lartë.
Nëqoftëse nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të paraqitura ekziston barazi gjinore, gjegjësisht nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të regjistruar, numri i kandidateve femra është më pak se 40%, në pikën përfundimtare kandidateve femra të cilat i plotësojnë kushtet do t`u jepet pikë shtesë. .
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej 18.10.2023 deri në datën 01.11.2023.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2023/2024; (në vërtetimi duhet theksuar se nxënësi vijon mësimet në klasë duale)
2. Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)
4. Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta;
5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në pajtim që në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi;
6. Llogaria rriedhëse në emër të nxënësit :
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në letër.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 18.12.2023 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 29.12.2023 pas shpalljes së listës.
Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. VLERA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në një periudhë prej nëntë (9) muaj gjatë kohëzgjatjes së vitit shkollor 2023/2024.