Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 202/23), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 nr. 119-11094/1 të datës datë 13.10.2023 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2023/2024 do të ndanë 900 (nëntëqind) bursa për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kushtet:
1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të I të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;
2. Të jenë nxënës të rregullt në vitin II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimimit të mesëm kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;
3. Të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimit;
4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
-Gjendja materiale e familjes së ngushtë e nxënësit,
-Pozita sociale e familjes së ngushtë e nxënësit,
-Suksesi i arritur dhe
-Shpërblime të fituara në garat ndërkombëtare/ shtetërore të fituara gjatë dy viteve të mëparshme shkollore për nxënësit e vitit të parë, gjegjësisht gjatë vitit shkollor të mëparshëm për nxënësit nga viti II, III dhe IV
Për kriterin e gjendjes materiale të nxënësit dhe familjes tyre më të ngushtë, merren të ardhurat mujore bazuar në pagën mujore, pension, ndihmë sociale ose kompensim me bazë tepricë teknologjike për prindërit-kujdestarët e familjes së nxënësit në lidhje të pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Nëse të ardhurat mujore të familjes së ngushtë për anëtar janë më të vogla ose të barabarta me 35% të pagës mesatare mujore të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr numrin maksimum prej 60 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 35% dhe janë më të ulëta ose të barabarta me 45% të pagës mesatare mujore neto të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , kandidati merr 40 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 45% dhe janë më të ulëta ose të barabarta me 55% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut kandidat merr 30 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 55% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 65% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidat merr 20 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 65% dhe janë më të ulëta ose të barabarta me 75% të pagës mesatare mujore të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidat merr 10 pikë dhe nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të larta se 75% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut , nuk merren pikë.
Të ardhurat e përgjithshme mujore për anëtar të familjes llogariten si shuma e të gjitha të ardhurave mujore të secilit anëtar të familjes me të cilin jeton nxënësi, pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të familjes.
Të ardhurat mujore konsiderohen:
· Paga e fundit e paguar nga babai
· Paga e fundit e paguar nga nëna
· Paga e fundit e paguar nga anëtarët e tjerë të familjes
· Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë ekonomik edhe profesionale (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
· Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë bujqësore (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
· Të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
· Të ardhura të tjera (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
Nxënësit - fëmijët e prindërve vetushqyes, fëmijët e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe fëmijët e shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të tepricës teknologjike tek të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë deri në pagën minimale neto të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, marrin nga 5 pikë.
Për kriterin e fitimit të çmimit në konkurse ndërkombëtare ose kombëtare për marrjen e vendit I (të parë), II (të dytë) ose të III (të tretë) në një konkurs ndërkombëtar ose kombëtar në një lëndë ose profesion (fushë) të studiuar në përputhje me kurrikulën dhe kurrikulat përkatëse, çdo diplomë ose çmim vlerësohet me 1 pikë shtesë. Do të vlerësohen vetëm diplomat/çmimet e fituara gjatë vitit të kaluar.
Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituar të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilët organizojnë gara për nxënës. Gara ndërkombëtare nënkupton garat në mes nxënësve më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme.
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk 18.10.2023 deri në datën 01.11.2023.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë:
1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2023/2024;
2. Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)
3. Diplomave për shpërblimet e fituara në garat shtetërore dhe / ose ndërkombëtare; (të bashkëngjisin diplomat origjinale)
4. "Vërtetim për pagën e realizuar të anëtarëve të familjes të punësuar për muajin shtator 2023 ndërsa nëse për këtë muaj nuk është bërë pagesa e pagës atëherë të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit të paguar; për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet dokument për shumën e pensionit- çeku; për prindërit e divorcuar të dorëzohet dëshmi për divorc dhe nëse kandidati merr alimentacion e njëjta të dëshmohet si e ardhur mujore; për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet Aktvendimi i fundit ose çeku i fundit; për invaliditet të dorëzohet vërtetim mjekësor; ndërsa për vëllezër/motra të kandidatit të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër;
8.Llogaria rrjedhëse e transaksionit në emrin e nxënësit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 189/16), do të sigurojë dokumentin:
-Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për realizimin e të ardhurave mujore me bazë të ndryshme për vitin e mëparshëm (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura për realizimin e veprimtarisë bujqësore, të ardhura nga prona dhe të drejtat e pronësisë, të ardhura nga kapitali, përfitime kapital, përfitime nga lojërat e fatit dhe lojëra tjera shpërblyese, të ardhura tjera), për dy prindërit – kujdestarët, vëlla/motër të kandidatit
- Vërtetim se janë të papunësuar ose marrin/nuk marrin kompensim për anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencinë për Punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Certifikatë e të lindurve për vëlla/motër nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë e të vdekurve për prind të vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen me Librat Amë.
- Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në letër.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 18.12.2023 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 29.12.2023 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2023/2024.