Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarje të 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit me nevoja të posaçme në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024

Konkurs për ndarje të 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit me nevoja të posaçme në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/24 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 2023/24), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës – me nevoja të veçanta nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/24 nr. 19-11092/1 nga 13.11.2023 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

K O N K U R S

Për ndarje të 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit me nevoja të posaçme në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024

 

Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin shkollor 2023/2024 do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënësit me nevoja të posaçme nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut .

 

I.                 KUSHTET PËR NDARJE TË BURSËS

Të drejtë për bursë kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses me mesatare së paku me mirë ;

2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses me mesatare së paku me mirë;

3. të kenë diagnozë dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës së zhvillimit fizik ose psiqik dhe nevojat specifike lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e llojit dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik dhe psiqik;

4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
 5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;

6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i realizuar.

 

II. MËNYRA,VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk 18.10.2023 deri në datën 01.11.2023.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2023/2024;

2. Dëftesa për vitet e kaluara të arsimit të përfunduar (kandidatët nga viti i parë -I -dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)

3. Diagnozë dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës së zhvillimit fizik ose psiqik dhe nevojat specifike lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e e llojit dhe shkallës të personave me pengesa në zhvillimin mendor dhe fizik;

4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër;

5. Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta;

6. Deklarata e nënshkruar nga prindi- kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës pajtohet sipas detyrës zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi;

7. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin si vijon:

- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në letër.

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në një vit më të lartë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në datën 01.12.2023 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 15.12.2023 pas shpalljes së listës. 

 

Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në një periudh prej nëntë (9) muaj gjatë kohëzgjatjes së vitit shkollor 2023/2024.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar