Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri në SHBA u takua me kongresmenin Pit Seshëns

Shaqiri në SHBA u takua me kongresmenin Pit Seshëns

 

Shaqiri në SHBA u takua me kongresmenin Pit Seshëns

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut. Do të sigurohet vazhdimësia e mbështetjes financiare dhe logjistike që është dhënë deri më tani përmes disa organizatave amerikane dhe do të bëhen përpjekje për lidhjen e drejtpërdrejtë të institucioneve arsimore në të dy vendet.

 

Ky është konkluzioni i takimit të  ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kongresmenit Pit Seshëns, i cili  u mbajt sot në Kongresin Amerikan në Uashington, i cili  po qëndron për vizitë  disa ditore .

 

Gjatë takimit, Shaqiri e informoi Seshëns  për gjendjen aktuale të sistemit arsimor në vend dhe për ndryshimet që po ndodhin, veçanërisht në fushën e arsimit fillor. Ai theksoi se fokusi është në zhvillimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore,  në përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe në ngritjen e motivimit për punë të kuadrit mësimor dhe profesional të  shkollave.

 

Kongresmeni amerikan Seshëns shprehu besimin se do të angazhohet për ndërlidhjen e  institucioneve arsimore në shtetin e Teksasit me shkollat dhe fakultetet në Maqedoninë e Veriut.  Shkëmbimi i përvojave është i rëndësishëm veçanërisht për përmirësimin e cilësisë së mësimit.

 

Takimi është pjesë e agjendës së ministrit Shaqiri, i cili me ftesë të disa politikanëve amerikanë po qëndron për vizitë disa ditore në SHBA, ku krahas  takimeve është paraparë edhe  ligjëratë   njërin ndër universitetet  me renome amerikane.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar