Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e bursave në katër kategori për nxënësit romë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2023/2024

Konkurs për ndarjen e bursave në katër kategori për nxënësit romë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2023/2024

 

 

  bazë të nenit  55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11) dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe  110/19), neni 54 paragrifi 3 të Ligjit për Standard të Nxënësve  “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18,dhe 20/19 ), Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20) ndrërsa në pajtim me Vendimin për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë  e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollorë 2023/2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.  202/23) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e bursave  për nxënësit Rom   të shkollave të mesme publike dhe private  në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 nr. 19-10771/1 të datës 06.10.2023 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall: 

 

 

 

KONKURS

 

për ndarjen e bursave në katër kategori për nxënësit romë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2023/2024

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2023 /2024 ndanë 920 (nëntëqind e njëzet ) bursa për katër kategori për nxënësit Rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat  e mesme  publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

 

 

I.                 KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

 

 

Në vitin shkollor 2023/24 ndahen gjithsej 920 (nëntëqind e njëzet) bursa për nxënësit  Rom të  shkollave të mesme për  katër kategori:

 

 

 

 

 

1.      Në kategorinë e parë, ndahen  gjithsej 270 bursa  për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2023/24 në shumë  prej 3.000 denarë në muaj për  nxënës , të cilët  kanë arritur   sukses prej  4,50 deri  5,00 në vitin e fundit shkollor;

 

2.     Në kategorinë e dytë ndahen 320 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave      mesme për vitin shkollor  2023/24 në shumë  prej 2.300 denarë në muaj për  nxënës ,për të cilët  kanë arritur   sukses prej  3.50 deri  4.49 në vitin e fundit shkollor;

 

3.     Në kategorinë e tretë ndahen 180 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2023//24  në shumë  prej 1.700 denarë në muaj për  nxënës , të cilët  kanë arritur   sukses prej  3.00 deri  3.49 në vitin e fundit shkollor;

 

4.     4. Në kategorinë e katërt  ndahen 150 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2023/24 në shumë  prej 1.200 denarë në muaj për  nxënës  për  të cilët  kanë arritur   sukses  prej 2.00-2.99  në vitin e fundit shkollor.

 

 

 

I.                 I. KRITERET PËR NDARJEN E   BURSËS

 

 

 

    Për nxënësit Rom - kategoria e  parë, dytë, tretë, katërt  bursat do të ndahen sipas kritereve në vazhdim:

 

1) të jetë nxënës i rregullt  i regjistruar në vtin e parë ,të dytë,të  tretë ose të katërtë në  shkollë të mesme publike ose private në Republikën e Maqedonisë së Veriut ;

 

2) të mos ketë përsëritur vitin shkollor ;

 

3) të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër të institutit /entit apo kompanisë

 

4) Nxënësi të jetë pjesëtar i bashkësisë Rome dhe

 

5) Nxënësi të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

 

  Gjatë selektimit të bursave për të parën ,të dytën,të tretën,dhe të katërtën  përparësi do t`u jepet kandidatëve me sukses të përgjithshëm më të lartë të notave në secilën kategori.

 

 

 

II.                MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT

 

 

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit  duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe ja bashkangjesin dokumentacionin edekuat  në http://e-uslugi.mon.gov.mk, prej datës  09.10.2023 deri më 23.10.2023.

 

     Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

 

1.       Vërtetim origjinal se është nxënës  i rregullt në vitin shkollor 2023/2024;

 

2.       Dëftesat për vitin e kaluar shkollor të arsimit të përfunduar (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesë  nga klasa e 9-të, kandidatët e vitit të dytë dorëzojnë dëftesë  për vitin e parë, kandidatët e vitit të 3-të dorëzojnë dëftesë për vitin e dytë. viti, kandidatët nga viti i 4-të dorëzojnë dëftesë  për vitin e 3-të ) - (për të bashkangjitur një Certifikatë origjinale të skanuar në të dy anët e aplikimit elektronik);

 

3.      Certifikatë  për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kandidatit (kërkesës elektronike t`ia bashkëngjitet shtetësia origjinale);

 

4.       Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit  (i bashkëlidhet aplikacionit elektronik);

 

5.      Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues  i një burse tjetër (të plotësohet në mënyrë elektronike në aplikim duke klikuar);

 

6.      Deklarata e kandidatit se është pjesëtar i bashkësisë etnike rome (të plotësohet në mënyrë elektronike në aplikacion duke klikuar).

 

-Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkangjitur është i pakompletuar  ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në formë të letrës.

 

.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 13.11.2023 në faqen e internetit të Ministrisë

 

 

 

Të gjithë fituesit e bursave pas shpalljes së listës janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën  30.11.2023. Të gjithë kandidatët  të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

 

 

III.               LARTËSIA E BURSËS

 

Shuma e bursës është e shënuar për secilën kategori veçmas edhe atë:

 

 

 

Kategoria e parë: bursë për nxënësit me sukses prej 4.50 -  5.00

 

 

 

 Kategoria e parë e bursës përfshinë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt ndërsa, tregojnë rezultate të shkëlqyera prej 4.50 -  5.00. Në këtë kategori të bursave për vitin shkollor 2023/24 do të ndahen gjithsej 270 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e parë është 3.000 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

 

 

Kategoria e dytë : bursë për nxënësit me sukses prej 3.50 - 4.49

 

 

 

 Kategori e dytë e bursës përfshinë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt ndërsa, tregojnë rezultate shumë të mira  prej 3.50 - 4.49. Në këtë kategori të bursave për vitin shkollor 2023/24 do të ndahen gjithsej 320 bursa . Shuma e bursës për kategorinë e dytë  është 2.300 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

 

 

Kategoria e tretë  : bursë për nxënësit me sukses prej 3.00 - 3.49

 

 

 

Kategoria e tretë e bursës do ti përfshijë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt, ndërsa tregojnë rezultate të mira prej 3.00 - 3.49. Në këtë kategori për vitin shkollor 2023/2024 do të ndahen gjithsej 180 bursa.  Shuma e bursës për kategorinë e tretë   është 1.700 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

 

 

Kategoria e katërt : Bursë për nxënësit me mesatare prej  2.00 - 2.99

 

 

 

Kategoria e katërt do të përfshijë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt, ndërsa në vitin e mëparshëm shkollor kanë arritur sukses të përgjithshëm prej 2.00- 2.99. Në këtë kategori për vitin shkollor 2023/2024 do të ndahen gjithsej 150 bursa.  Shuma e bursës për kategorinë e katërtë  është 1.200 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

 

 

Bursat për  katër  kategoritë, të cilat nuk do të ndahen  mund të barten në kategoritë  tjera bursave , të përcaktuara në këtë Konkurs.

Kontakt: Merita Mustafi, 078 865 068.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar