Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Aplikimet për bursat Chevening të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar hapen më 12 shtator 2023

Aplikimet për bursat Chevening të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar hapen më 12 shtator 2023

 

Aplikimet për bursat Chevening për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar janë të hapura prej 12 shtatorit deri më 7 nëntor 2023. Aplikimet duhet të dorëzohen nëpërmjet formularit për aplikim online në chevening.org/apply.

Bursat Chevening u ndahen individëve nga të gjitha mjediset, të cilët mund të demonstrojnë se kanë angazhimin dhe aftësitë e nevojshme për t`u bërë udhëheqës të ardhshëm dhe mund të tregojnë se si një diplomë master në Mbretërinë e Bashkuar do t`u ndihmojë atyre të bëjnë ndryshime pozitive në vendin e tyre. Bursa ofron mbështetje të plotë financiare për studiuesit për të studiuar për cilëndo diplomë master të pranuar në mbi 150 universitete në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar gjithashtu qasje në një gamë të gjerë të përvojave ekskluzive akademike, profesionale dhe kulturore.

Që nga krijimi i programit në vitin 1983, mbi 55,000 profesionistë kanë pasur mundësinë për të çuar karrierën e tyre në nivelin e ardhshëm përmes Chevening. Ka rreth 1,500 çmime të ofruara globalisht për vitin akademik 2024/2025, duke demonstruar përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar drejt zhvillimit të liderëve të së nesërmes, ndërsa Chevening po feston vitin e tij të 40-të.

Drejtoresha për bursa e Zyrës së jashtme, Komonuelthit dhe zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Ema Henesi (Emma Hennessey), tha:

Studiuesit, akademikët dhe të diplomuarit e Chevening përdorin aftësitë dhe njohuritë që fitojnë gjatë studimeve në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur ndryshimin, duke promovuar jetë më të mira dhe vende më të sigurta për njerëzit në mbarë botën për të jetuar, punuar dhe përparuar.

Chevening përfaqëson më të mirën e Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, ndërsa studiuesit tanë bëhen pjesë e rrjetit global Chevening me mbi 55,000 të diplomuar. Unë jam gjithmonë e frymëzuar nga pasioni dhe angazhimi i bashkësisë Chevening dhe mezi pres të pranojë aplikimet nga gjenerata e ardhshme.’

Methju Lauson (Matthew Lawson), ambasadori britanik në Maqedoninë e Veriut tha:

 ‘Nëse jeni me pasion për të shtyrë para ndryshimin, qoftë në nivel lokal apo global, nëse doni të jeni më të mirët në atë që bëni dhe nëse keni imagjinatën për të frymëzuar të tjerët, atëherë një bursë Chevening mund të jetë mundësia e përsosur për ju.’

‘Nuk ka diçka të tillë si një studiues ‘tipik’. Mosha, raca, gjinia, feja dhe prejardhja kulturore e juaj nuk kanë rëndësi për ne. Ne duam të shohim se ju keni energji, kureshtje, dhembshuri, një vizion të qartë për të ardhmen tuaj dhe aftësinë për të arritur qëllimet tuaja. Nëse kjo tingëllon si ju, atëherë ka shumë gjasa të përshtateni me bashkësinë tonë prej mbi 55,000 të diplomuarish në mbarë botën.’

“Rrjeti ynë i të diplomuarve është plot me persona dinamik me ndikim që kanë ndarë të njëjtën përvojë që do të ndani edhe ju. Ata mund të ofrojnë inkurajim, mentorim, këshilla dhe kontakte. Kur të ktheheni pas studimeve në shtëpi, duhet të ndjeheni të pajisur mirë për të filluar të bëni një ndryshim të vërtetë në Maqedoninë e Veriut.’

"Ka shumë për të përfituar nga dorëzimi i një aplikacioni të mirë menduar, kështu që nëse keni atë që duhet për të qenë një studiues i Chevening, unë do t`ju inkurajoja të aplikoni para afatit të 7 nëntorit 2023."

Thirrja për aplikues të rinj pason përzgjedhjen e 6 studiuesve nga Maqedonia e Veriut të cilët fituan bursë për të studiuar në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit. Aplikuesit e suksesshëm kanë ndarë tregimet e tyre përmes hashtagut #ChosenForChevening në Facebook dhe Twitter.

 

Më shumë informata

Vizitoni chevening.org/scholarships për informata të hollësishme mbi kriteret e kualifikimit dhe specifikimet e bursës.

FUND

Shënim për redaktorët

Bursat Chevening janë programi global i bursave të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të financuara nga Zyra e jashtme, e Komonuelthit dhe e zhvillimit (FCDO) dhe organizatat partnere. Bursat mbështesin studimet njëvjeçare të nivelit master në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar për individë me potencial të demonstrueshëm për t`u bërë udhëheqës, vendimmarrës dhe formues të opinionit të ardhshëm.

 

Chevening filloi në vitin 1983 dhe është zhvilluar në një skemë prestigjioze për bursa ndërkombëtare. Studiuesit e Chevening vijnë nga mbi 160 shtete dhe territore në mbarë botën. Gjatë pesë viteve të fundit, Chevening ka ndarë pothuajse 8,000 bursa. Ka mbi 55,000 të diplomuar Chevening në mbarë botën që përbëjnë një rrjet global shumë të vlerësuar dhe me ndikim.

 

Emri `Chevening` vjen nga Chevening House në Sevenoaks, Kent – aktualisht rezidenca e përbashkët zyrtare e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.

 Më shumë informata në dispozicion në
chevening.org 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar