Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri në konferencë për dialogun fetar: ndryshimet në arsim do të mundësojnë mirëkuptim dhe respekt më të madh për diversitetin tek të rinjtë

Shaqiri në konferencë për dialogun fetar: ndryshimet në arsim do të mundësojnë mirëkuptim dhe respekt më të madh për diversitetin tek të rinjtë

 

Shaqiri në konferencë për dialogun fetar: ndryshimet në arsim do të mundësojnë mirëkuptim dhe respekt më të madh për diversitetin tek të rinjtë

 

 

Vlerësoj se ndikim më të madh në mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë, duke përfshirë dhe respektimin e diversitetit fetar, posedon pikërisht arsimi. Nëse fëmijët mësojnë që në moshë të re se jo të gjithë njerëzit janë të njejtë, mësojnë t`i respektojnë ata që janë të ndryshëm nga vetja, sipas religjionit, kulturës, gjinisë e kështu me radhë, shteti do të çlirohet nga shqetësimet se konfliktet e brendshme të mos mund të lindin ndonjëherë mes qytetarëve, dhe arsyeja do të jetë pikërisht feja.

 

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në hapjen e “Konferencës së Parë Botërore për Dialog dhe Bashkëpunim Fetar”, në të cilën Maqedonia e Veriut është nikoqik, ndërsa mbahet në Strugë në organizim të Ministrisë së Kulturës.

 

“Ne të cilët i krijojmë politika arsimore, i kushtojmë rëndësi të veçantë këtij aspekti. Sot, fëmijët tanë kanë lëndë të dedikuara ekskluzivisht për  njohjen e religjioneve. I thellojnë njohuritë e tyre për fetë e tyre, por edhe për fetë e tjera. Marrin pjesë në aktivitete dhe projekte jashtëshkollore që zhvillojnë multikulturalizmin dhe krijojnë lidhje të forta ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare”, tha Shaqiri.

 

Ndryshimet në sistemin arsimor janë lëvizje strategjike, me të cilat krahas efekteve të tjera që do të arrihen në aspekt të krijimit brezave edhe më të mirë, vlerësoj se do t`i jepet  kontribut i madh në ruajtjen e paqes dhe harmonisë shoqërore, pikërisht për shkak të ndërgjegjësimit për respektimin e diversitetit”, theksoi ministri.

 

Duke dëshiruar Konferencë  suksesshme, Shaqiri u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve  të përfshihen në diskutimet në ditët në vijim, sepse siç tha ai, kështu do të kontribuojmë në avancimin e bashkëpunimit fetar dhe në këtë mënyrë në ndërtimin e botës si  vend më i mirë për jetesë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar