Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Duke rritur mundësitë për zgjidhje inovative ndaj sfidave deri në rriten e përshpejtimit ekonomik

MASH: Duke rritur mundësitë për zgjidhje inovative ndaj sfidave deri në rriten e përshpejtimit ekonomik

 

MASH: Duke rritur mundësitë  për zgjidhje inovative ndaj sfidave deri në rriten e  përshpejtimit ekonomik

 

 

 

Me mbështetjen e vendit përmes Fondit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, 86 kompani vendase do të realizojnë ide inovatore dhe zgjidhje kreative për rritje të përshpejtuar. Për ta janë ndarë 4.4 milionë euro, ndërsa mjetet të cilat i marrin fondet si fitues të thirrjes publike të FIZHT-ës për “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”.

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, në manifestimin solemn në sallën e Rektoratit të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi”  Shkup, theksoi se mbështetja e hulumtimit dhe inovacionit është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa thirrjet publike të tilla të realizuara me sukses janë mekanizma funksionalë për financimin e projekteve inovative. Duke theksuar rëndësinë e përgjigjes sistematike ndaj kërkesave globale për konkurrencë industriale dhe inovacion, ministri Shaqiri u shprehë se sa më shumë të shtohen mundësitë për qasje kreative në zgjidhjen e sfidave, aq më shpejt përparojmë në zhvillimin shkencor-teknologjik dhe ekonomik.

 

Shteti ka një ngritje prej 12 vendesh në Indeksin Global të Inovacionit për vitin 2023, për të cilën kontribut të rëndësishëm ka edhe mbështetja e realizuar përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Në thirrjen e fundit publike, FIZHT mori 268 propozime për miratimin e mjeteve të investimeve që do të ndihmojnë kompanitë të tejkalojnë pasojat e krizës ekonomike dhe të rrisin konkurrencën duke futur teknologji të reja dhe të avancuara.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar