Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për student të fituar në njërinë nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e të njejtës, se afati për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më 1 tetor 2023 dhe zgjatë deri më 30 tetor 2023.
Shfrytëzuesi i bursës duhet të dorëzojë vertetim për semestrin e ardhshëm të regjistruar, gjegjësisht vitin studimor dhe certifikatë/vërtetim për provimet e parapara dhe provimet e dhëna me sukses nga vitet e mëparshme dhe indeksin si dëshmi se dhënë 80% gjegjësisht 90% (varësisht llojit të bursës që e shfrytëzon) nga provimet e parapara, gjegjësisht se ka ruajtur suksesin mesatar të studimeve, sipas marrëveshjes për bursë.
Dokumentet dorëzohen në mënyrë elektronike duke bashkangjitur dokumentacionin përkatës në на http://e-uslugi.mon.gov.mk
Për çdo informatë apo pyetje kontaktoni në studentski.stipendii@mon.gov.mk .