Në bazë të nenit 12 - a të Ligjit për Akademinë e Sportit ( "Gazeta Zyrtare"e Republikës së Maqedonisë nr.115/14, 129/15, 146/15, 30/16 dhe 142/16) dhe Rregullores për mënyrën dhe kriteret e veçanta për ndarjen e bursës mujore për nxënësit në Akademinë e sportit ( "Gazeta Zyrtare" e Republikës së Maqedonisë nr.191 / 15), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e bursave për nxënës në ASHS “ Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2023/2024 do të ndajë bursa për nxënësit e regjistruar në ASHS “ Akademia e Sportit” në Republikën e Maqedonisë së Veriut
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë burse kanë nxënësit të regjistruar në ASHS “ Akademia e Sportit” në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1.Të jenë nxënës të rregullt në Akademinë e Sportit (prej vitit të II, III dhe/ose
2. Gjatë vitit të kaluar të kenë arritur sukses të përgjitshëm shumë mirë 4,00 (katër) dhe shkëlqyeshëm 5 (pesë) nga lënda zgjedhore - stërvitje nga sporti i zgjedhur në fund të vitit shkollor;
3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;;
4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani tjera;;
5. Të jenë shtetas të Republikën e Maqedonisë së Veriut.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe e bashkangjesin dokuementacionin e nevojshëm në https://e-uslugi.mon.gov.mk prej datës 02.10.2023 - 13.10.2023.
III. DOKUMENTET E NEVOJSHME
Nxënësit të cilët kanë aplikuar në mënyr elektroniek është e nevojshme që të dorëzojnë dokumentet në vazhdim:
1. Certifikatën e nënshtetësisë të RMV.
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023 të lëshuar nga ASHS“ Akademia e Sportit”.
3. Dëftesave për mbarimin e vitit të parë, dytë dhe/ose të tretë të arsimit;
Me parashtrimin e dokumenteve të nevojshme kandidatët rekomandohen që gjithashtu të dorëzojnë edhe kopje të llogarisë së transaksionit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga Ministria e Punëve të Brendshme zyrtarisht do të sigurojë certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut .
IV. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës është 3500 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.
Nxënësit të cilët do të jenë përfitues të bursës do të nënshkruajnë Marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet.
Të gjithë përfituesit e bursave janë të obliguar që pas publikimit të listës, ndërsa më së voni 01.12.2023 të nënshkruajnë marrëveshje për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës . Të gjithë kandidatët që nuk do të respektojnë këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.
Lista e nxënësve që do të fitojnë të drejtën e bursës do të publikohet më 13.11.2023 në ueb faqen mon.gov.mk dhe në ASHS “Akademia e Sportit”.