Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe 110/19) dhe neni 12 i Ligjit për Gjimnazin Matematikë-Informatikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/18) dhe Rregulloren për mënyrën dhe Kriteret më të përafërta për ndarjen e bursës mujore për nxënësit e Gjimnazit Matematikë-Informatikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/19), Ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall
Konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e rregullt të regjistruar në SHMSH "Gjimnazi Matematikë-Informatikë" për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2023/2024 do të ndajë bursa për nxënësit e regjistruar në SHMSH “Gjimnazi Matematikë-Informatikë” – Shkup në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS Të drejtën e bursës e kanë nxënësit të cilët janë të regjistruar në SHMSH Gjimnazin " Matematikë-Informatikë” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:
-të jenë nxënës të rregullt në SHMSH "Gjimnazi Matematikë-Informatikë" ( vitit II, III dhe IV) -të kenë arritur sukses të përgjithshëm të shkëlqyeshëm në fund të vitit të kaluar shkollor; -të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione apo kompani të tjera; - të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
II. MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk/, nga 02.10.2023-13.10.2023.
III . DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Nxënësit të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike duhet të dorëzojnë dokumentet në vazhdim: 1. Certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë; 2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në Gjimnazin Matematikë-Informatikë; 3. Dëftesave për vitin e kaluar të arsimit të kryer; 4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi /kujdestari se nxënësi nuk është përfitues i një burse tjetër;
Me parashtrimin e dokumenteve të kërkuara, kandidatëve u rekomandohet të dorëzojnë një kopje të llogarisë personale të transaksionit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht merr certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
IV. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të jetë 3500 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor. Lista e nxënësve që do të fitojnë të drejtën e bursës do të publikohet më 13.11.2023 në ueb-faqen mon.gov.mk dhe në SHMSH “Gjimnazi Matematikë – Informatikë” – Shkup. Nxënësit të cilët do të përfitojnë bursë do të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet. |
Obligohen të gjithë përfituesit e bursave pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 01.12.2023, të nënshkrujë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët që nuk e respektojnë këtë afat do të konsiderohen se kanë refuzuar bursën.