Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri u bën thirrje studentëve që t’i tërheqinë kartelat e dedikuara për shfrytëzimin e subvencionimit të racionit për student

Shaqiri u bën thirrje studentëve që t’i tërheqinë kartelat e dedikuara për shfrytëzimin e subvencionimit të racionit për student

 

Shaqiri u bën thirrje studentëve që t’i tërheqinë kartelat e dedikuara për shfrytëzimin e subvencionimit të  racionit për student

 

 

Pa tërheqjenë e kartëlës të dedikuar studentore Visa, studentët nuk do të kenë mundësi t`i shfrytëzojnë mjetet në bazë të subvencionimit të racionit për studentë. Prandaj, të gjithë aplikantët që e kanë fituarë të drejtën dhe për të njejtën kanë marrë konfirmim nga ana e  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duhet  që në mënyr elektronike t`i azhurjnojnë të dhënat e tyre në platformën Banka Shparkase dhe më pas të shkojnë në filialin që do t`ju dedikohet, të nënshkruajnë marrëveshje dhe të tërhjeqinë kartelën. Procesi është i thjeshtë.

 

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili së bashku me  udhheqësin e Banka Shparkasse vizituan njërën nga filialet e bankës me qëllim për të parë se si po rrjedhë nënshkrimi i marrëveshjeve dhe tërheqeja e kartelave të dedikuara për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student  dhe për t`ju bërë thirrje atyre që ende nuk e kanë kryer këtë detyrim, ta bëjnë  sa më shpejtë që të jetë e mundur.

 

„“Jam i kënaqur me rrjedhën e aktiviteteve dhe shoh se i gjithë procesi po zhvillohet thjesht, por sipas informatave me të cilat disponojmë, ende një numër i caktuar studentësh nuk e kanë tërhjequr  kartelën e dedikuar. Prandaj, me këtë rast edhe një herë i ftoj që të mund t`i shfrytëzojnë mjetet që shteti ua siguron në këtë bazë, ndërsa nga ky vit akademik janë rritur dhe arrijnë në 140 denarë në baza ditore”, tha Shaqiri.

 

Nga Shparkase rikujtuan se azhurmimi i të dhënave, studentët e bëjnë në platformën e tyre online portal https://netbanking.mk/studentPortal . Pastaj pas, marrin informatë përmes SMS  për kohën dhe vendin e saktë për nënshkrimin e marrëveshjesë për hapjen e  llogarisë të veçantë dhe për marrjen e kartelës studenore të dedikuar Visa  për subvencionimin e racionit për student.

 

Aplikimi për subvencionimin e racionit për student për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk janë regjistruar në semestrin veror, do të zgjasë prej datës 27 shtator deri më 2 tetor 2023. Secili aplikant i cili  ka nevojë për mbështetje të pakontestueshme gjatë procesit të aplikimit mund të kontaktojë në kontaktin në vazhdim: so.us@mon.gov.mk ose në zyrën të dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/26/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar