Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / NJOFTIM PUBLIK për përzgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet pas Konkursit të publikuar për bashkëfinancim të projekteve bilaterale kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë që do të financohen në periudhën e vitit 2024-2025

NJOFTIM PUBLIK për përzgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet pas Konkursit të publikuar për bashkëfinancim të projekteve bilaterale kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë që do të financohen në periudhën e vitit 2024-2025

 

Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11) dhe nenit 50 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV-së " nr. 257/20 dhe 163/21), Rregullores për procedurën dhe kriteret më të përafërta për financimin dhe mbikëqyrjen e programeve vjetore për veprimtarinë kërkimore-shkencore të subjekteve të veprimtarisë kërkimore-shkencore (“Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 88/09, 149/09 dhe 25/11), Ministria e Arsimit dhe Shkencës  publikon Njoftim Publik për përzgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet pas Konkursit të shpallur për bashkëfinancim të projekteve bilaterale shkencore-hulumtuese ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë që do të financohen në periudhën e viit 2024-2025. .

                                

                   NJOFTIM PUBLIK

për përzgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet pas Konkursit të publikuar për bashkëfinancim të projekteve bilaterale kërkimore-shkencore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë që do të financohen në periudhën e vitit 2024-2025.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga kandidatët e regjistruar do të zgjedhë recensues, të cilët do të shqyrtojnë projekt-propozimet e paraqitura pas Konkursit për bashkëfinancim të projekteve bilaterale shkencore-kërkimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë që do të financohen në periudhën e vitit 2024-2025.

Recensentët duhet të jenë ndër rradhët e studiuesit më të njohur dhe të pranuar me titull shkencor, gjegjësisht mësimor-shkencor nga fusha përkatëse shkencore dhe fusha shkencore e kërkimit.

 

 

Recensentët duhet të jenë nga fushat e mëposhtme shkencore, gjegjësisht nga fushat shkencore të kërkimit:

 

       1. Matematikë, Gjeometri

        2. Informacione dhe komunikime

        3. Arkeologji, kërkime të aplikuara

        4. Shkenca natyrore, shkenca biologjike

        5. Biosferë, peshq, parazitë, Liqeni i Ohrit,    

           Prespës

       6. Shkenca biologjike, kërpudhat

            nëntokësore,  ekologji   

       7. Turizëm i qëndrueshëm

       8. Mekanika kuantike, modelim molekularë

       9. Shkenca organizative dhe menaxhim

    10. Teknologji kompjuterike dhe               

            informatikë, informatika mjekësore

     11. Shkenca matematiko-natyrore Botanikë

     12. Energji, ekologji dhe zhvillim i

           qëndrueshëm

     13. Shkenca teknologjiko-teknike, dinamika të

           grimcave

    14. Shkenca teknologjiko-teknike, brishtësia  

          е  hidrogjenit, fletët e valës së nxehtësisë

     15. Ekonomi dhe biznes, ekonomi e aplikuar ,

           ekonometri

    16.  Shkenca natyrore, Inxhinieri  dhe

           teknologji

 

Në procedurën e vlerësimit, recenzentët duhet t`i përmbahen normave profesionale dhe etike (objektivitetit, paanshmërisë dhe shmangies së konfliktit të interesave).

Aplikimi për recenzentë, i plotësuar siç duhet së bashku me biografi të shkurtër (CV) dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, bul. “Shën Kirili dhe Metodi " nr. 54, 1000 Shkup, dhe në mënyrë elektronike në e-mail adresën e mëposhtme:                               andrea.aleksovski@mon.gov.mk

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 25.09.2023 (ora 15:30).

Aplikacionet e dorëzuara të paplotësuara ose të parakohshme nuk do të merren parasysh.

Për shkarkim:

Aplikimi për recenzentë 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar