Instituti për Edukim Special dhe Rehabilitim në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup ka mision jashtëzakonisht më fisnik për edukimin e kuadrit pa të cilin nuk mund të realizohet angazhimi për arsim cilësor në dispozicion të çdo fëmije. Edukatorët special dhe rehabilitatorët janë pjesë e ekipeve gjithëpërfshirëse në shkollat fillore dhe të mesme ndërsa si persona profesional mundësojnë realizimin e plotë të rolit të shkollave fillore me qendër burimore në mbështetjen e nxënësve, prindërve ose kujdestarëve, kuadrit edukativo arsimor dhe komunitetit më të gjerë shoqëror në mënyrë që të mund t`iu përgjigjen nevojave të ndryshme të fëmijëve dhe të rinjve.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalën e tij përshëndetëse në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Ohër, kushtuar arsimit special dhe rehabilitimit, e cila shënon 30 vjetorin e Institutit i cili siguron arsim dhe përvetësim të shkathtësive në fushën e edukimit special dhe rehabilitimit, sipas standardeve më të larta.
“Si shoqëri e përcaktuar drejt barazisë dhe mosdiskriminimit, parandalimit dhe shkatërrimit të stereotipeve si dhe eliminimit të paragjykimeve, në arsim kemi synim strategjik që të ofrojmë proces edukativo arsimor të përshtatur për nxënësin, duke i marrë parasysh nevojat individuale të zhvillimit. Konform Konceptit të ri për arsimin fillor dhe Konceptit të veçantë për arsimin gjithëpërfshirës, e drejta për arsim cilësor si e drejtë e çdo fëmije realizohet më së miri nëse fëmijët, përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta arsimore, mësojnë së bashku në të njëjtin mjedis arsimor, potencoi ministri Shaqiri.
Ministri Shaqiir duke u shprehur për gjendjen aktuale me arsimin gjithëpërfshirës, Shaqiri tha se numri i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e rregullta fillore është në rritje, ndrësa për ta nga viti shkollor 2021/22 Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron asistent arsimor. Këtë vit me nxënësitë e shkollave fillore punojnë më shumë se 800 asistentë arsimor, ndërsa dy vite më parë ishin 500.
Përpjekjet tona japin rezultate konkrete - po rritet përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e rregullta fillore. Për këta fëmijë këtë vit siguruam më shumë se 800 asistentë arsimorë ndërsa numri i tyre po rritet nga viti në vit. Para 2 vitesh, kur Ministria e Arsimit dhe Shkencës filloi financimin e shërbimit, ne filluam me 500 asistentë arsimorë ndërsa vitin e kaluar ishin 720.
“Jemi të fokusuar edhe drejt përmirësimit të aksesit në shkolla. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetje të Bankës Botërore, siguroi mjete për rikonstruksionin e 118 shkollave fillore në të gjithë vendin, për përmirësimin e aksesit deri te objektet dhe brenda në objekte, si dhe për përmirësimin e kushteve higjenike-sanitare. Kjo nënkupton vendosjen e rampave hyrëse të aksesueshme dhe tualeteve të veçanta për nxënësit me veshtirësi, tha ministri Shaqiri duke shtuar se për prokurimin e pajisjeve, mjeteve didaktike dhe teknologjisë ndihmëse në shkollat fillore me qendër burimore, gjatë dy viteve të kaluara shkollore kemi investuar 3,5 milionë denarë. Kuadri edukativo-arsimor i cili punon me fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, merr mbështetje sistematike edhe përmes trajnimeve të akredituara
Duke iu referuar rëndësisë së ndërtimit të klimës sociale gjithëpërfshirëse, Shaqiri theksoi se për përfshirjen e suksesshme të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në procesin e rregullt edukativo-arsimor, është e pakontestueshme që të gjithë së bashku të punojmë në përforcimin e ndërgjegjësimit për pranimin e diversitetit si pasuri, dhe jo vetëm atëherë kur të paraqitet nevoja, duke theksuar shembuj empatie dhe duke dënuar ashpër çdo lloj diskriminimi.
Nuk ekziston zgjidhje e gatshme se si të arrijmë deri te shkollat më të mira ku fëmijët me vështirësi arsimore do të jenë të barabartë me nxënësit e tjerë, ndërsa Kontributi i konferencave shkencore si kjo është edhe më i rëndësishëm, sepse ato zgjerojnë botëkuptimin dhe kanë rëndësi të madhe për profesorët, shkencëtarët, praktikantët si dhe kreatorët e politikës, në formimin dhe implementimin e qasjeve inovatore, tha ministri Shaqiri.