Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i Sekretarit Shtetëror me drejtorët e shkollave fillore me qendër burimore

Takimi i Sekretarit Shtetëror me drejtorët e shkollave fillore me qendër burimore

 

Takimi i Sekretarit Shtetëror me drejtorët e shkollave fillore me qendër burimore

 

 

Sot, më 13.09.2023, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës sekrtetari shtetëror u takua me drejtorët e shkollave fillore me qendër burimore.

Qëllimi i takimit ishte të shqyrtohen sfidat dhe përfitimet në realizimin e arsimit gjithpërfshirës, ​​si dhe cilësinë e bashkëpunimit të shkollave fillore me qendër burimore me shkollat ​​fillore si shtytës i të gjithë procesit.

Arsimi gjithëpërfshirës është  proces i vazhdueshëm dhe  proces në të cilin duhet të bëhen investime të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë.

 

Në takim u parashtruan disa pyetje të dala nga praktika, për të cilat duhet të bëhen konsultime shtesë apo ndryshime të caktuara në legjislacionin ekzistues ligjor.

Duke e marrë parasysh se shkollat fillore me qendër burimore janë përgjegjëse për përzgjedhjen, selektimin dhe punësimin e asistentëve arsimorë, në takim u diskutua edhe për procesin dhe mënyrën e koordinimit të tyre në shkollat fillore.

Konkluzioni i përbashkët është se është i nevojshëm avancimi i vazhdueshëm profesional në fushën e arsimit gjithëpërfshirës për punonjësitë në shkollat fillore me qendër burimore, por edhe për punonjësit në shkollat fillore.

 

Gjithashtu është i nevojshëm edhe përforcimi i bashkëpunimit të institucioneve arsimore për realizimin e arsimit gjithëpërfshirës cilësor, siq janë Shërbimet e Vlerësimit Funksional, Byroja e Zhvillimit të Arsimit dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit me shkollat fillore dhe me shkollat fillore me qendër burimore.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar