Maqedonia e Veriut i është bashkuar iniciativës evropiane për lidhjen e shkencëtarëve nga vendet e kontinentit të vjetër dhe lehtësimin e qasjes në bazat të hapura, gjegjësisht grumbullimin e të dhënave me qëllim të realizimit të punës së tyre dhe arritjes së qëllimeve kërkimore-shkencore. Kemi mbështetur zhvillimin dhe implementimin e të ashtuquajturës platforma "Reja Shkencore e Hapur Evropjane" - platformë që integron, gjegjësisht siguron qasje në baza të ndryshme të të dhënave të krijuara nga institucionet ose nga vetë shkencëtarët, ndërsa të cilët mund të shërbejnë në realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë kësrkimore-shkencore.
Kështu për media deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, para fillimit të trajnimit të sotëm për implementimin e platformës “Reja Shkencore e Hapur Evropjane"”, të cilën e organizoi Fakulteti i Shkencave të Informimit dhe Inxhinierisë Kompjuterike si institucion që koordinon procesin e anëtarësimit drejt platformës dhe aktiviteteve për përmirësimin e saj, përmes plotësimit me grupet e të dhënave të hapura të krijuara në Maqedoninë e Veriut.
“Përmes laboratorit të posaçëm Open Science Cloud, i cili është i instaluar në Fakultetin e Shkencave të Informimit dhe Inxhinierisë Kompjuterike, ndërsa furnzuar me mbështetjen e shtetit para 2 viteve, gjegjësisht me 4 milionë euro kemi furnizuar pajisje për disa institucione shkencore dhe të arsimit të lartë, shkencëtarët tanë kanë mundësinë të ndajnë të gjithë punën e tyre, gjegjësisht punimet shkencore, analizat dhe grupet e të dhënave me kolegët e tyre në Evropë, si dhe të kenë akses në arkivat e tyre të cilat janë të arritshme në platforma evropiane”, u shpreh ministri Shaqiri.
Ai shtoi se "Reja Shkencore e Hapur Evropiane" (EOSC) është gur themel i strategjisë dixhitale të KE-së për kërkimin dhe se përfshirja jonë në këtë platformë do të kontribuojë në modernizimin e shkencës, më shumë inovacion, ndërtimin e kapaciteteve të studiuesve dhe integrimin e tyre në kërkimin hapsinor evropian.
Shaqiri informoi se në mbështetje të EOSC-së, vendi ka emëruar anëtarë në Bordin Menaxhues të EOSC-së në vitin 2020, dhe me formimin e shoqatës EOSC, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, gjegjësisht Fakulteti i Shkencave të Informimit dhe Inxhinierisë Kompjuterike, fitoi statusin e anëtarit me të drejta të plota.
Në punëtorinë për aplikimin e platformës për lidhjen e shkencëtarëve dhe punonjësve hulumtues nga Evropa e cila mbahet në Ohër, marrin pjesë rreth 100 pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukraina.