Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Filloi viti i ri shkollor 2023-2024

Filloi viti i ri shkollor 2023-2024

 

Filloi viti i ri shkollor 2023-2024

 

Në ditën e parë të vitit shkollor 2023-2024, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, së bashku me kryetarin e Qeverisë Dimitar Kovaçevski, ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe disa deputetë në Kuvend, kanë vizituar Qendrën Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional "Kiro Burnaz" në Kumanovë, ku dërguan mesazhin e përbashkët se Qeveria dhe Ministria investojnë në arsim cilësor dhe politika të mira arsimore, por për realizimin e tyre me sukses është e nevojshme që të gjithë së bashku, institucionet dhe qytetarët, në qendër të veprimeve të kenë interesin më të mirë të nxënësve.

Duke ju uruar suksese nxënësve dhe mësimdhënësve, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri theksoi se viti shkollor fillon me më shumë tekste të reja në arsimin fillor dhe të mesëm profesional, rreth 50 objekte të rikonstruktuara dhe disa objekte të reja shkollore, si dhe paralajmërimin për paga më të larta për punonjësit e arsimit.

“Le ta përmbyllim vitin e ri shkollor me më pak sfida dhe rezultate më të mira. Të gjithë të angazhohemi. Na nevojitet mbështetje nga familjet e nxënësve, mësimdhënësit, organizatat e shoqërisë civile, komuniteti i biznesit dhe të gjithë aktorët shoqërorë në përgjithësi, sepse në fund të fundit se çfarë lloj gjeneratash do të krijojmë nuk varet vetëm nga një faktor, apo nga një palë e interesuar, por nga të gjithë ne. Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet një institucion i hapur për bashkëpunim dhe ne do të mundohemi të jemi në lartësinë e detyrës, duke ndjekur gjithmonë interesat më të mira të të rinjve", tha ministri.

Shaqiri përkujtoi se viti shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor dhe për herë të parë, në shembullin e vendeve më të zhvilluara në Evropë, po prezantohet pushimi pranveror që do të zgjasë nga 29 prilli deri më 5 maj. Ai gjithashtu bëri të ditur se në bankat e shkollës janë mbi 250 mijë nxënës, prej të cilëve rreth 20 mijë janë nxënës të klasës së parë.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar